Aplikacione që ju ndihmojnë të kurseni

07/08/2017 11:34 AM 0 komente
Ovalmoney  792

Të vësh para mënjanë ndonjëherë është një sipërmarrje e vështirë.
Nëse ju dëshironi të kurseni në mënyrë që më vonë të blini diçka që ju pëlqen apo të investoni, tani ju vijnë në ndihmë disa aplikacione në smartphone-n tuaj

 

1.Komuniteti i kursimit

Oval Money ka si synim të rregullojë raportin e njerëzve me shpenzimet dhe kursimet e veta. Në këtë aplikacion, çdokush mund të bëjë bashkë të gjithë të ardhurat dhe shpenzimet, duke filluar nga ato të llogarisë rrjedhëse e deri te Payal e kartat e kreditit, në një portofol të vetëm. Në këtë mënyrë, Oval do të vlerësojë llojin e shpenzimit për çdo përdorues dhe do t’ju këshillojë sjellje të virtytshme me qëllim kursimin.

Aplikacioni më pas ju këshillon investime të ndryshme, të përmbledhura në një portofol të vetëm. Oval Money është edhe një komunitet ku përdoruesit mund të shkëmbejnë dhe të ndajnë këshilla se si të kurseni.

 

2 Mint Personal Finance 792

2.Aplikacioni që menaxhon buxhetin familjar

Mint Personal Finance është një aplikacion që menaxhon buxhetin familjar. Falë këtij instrumenti është e mundur të monitoroni shpenzimet dhe buxhetin.

Aplikacioni vepron direkt me llogarinë rrjedhëse, duke treguar të gjitha shpenzimet, tërheqjet dhe pagesat e bëra. Çdo blerje kategorizohet,po ashtu mund të vizualizoni grafikë të ndarë në varësi të llojit të blerjes. Ju mund të vendosni objektiva kursimi, për çdo muaj, si dhe të krijoni një bilanc familjar. Aplikacionin mund ta shkarkoni falas në App Store, Google Play dhe Windows Store.

 

3 TInaba 792

3.Aplikacioni për të vënë mënjanë para dhe për të paguar në mënyrë të barabartë

Tinaba ju jep mundësinë që të paguani nga celulari, të ndani shpenzimet,të krijoni një fond të përbashkët, madje edhe të kurseni. Nëpërmjet këtij aplikacioni ju mund të hartoni një plan të vogël kursimi të parave për të arritur te një buxhet parashikues për shpenzimet.

Pra, nëse doni të vini mënjanë para gjatë gjithë vitit për pushimet verore, mund ta bëni me Tinaba. Duke përdorur këtë aplikacion ju mund të bëni blerje direkt nga aplikacioni, të bëni pagesa dhe të ndani në mënyrë të barabartë shpenzimet me të tjerët.

 

4 Goodbudget 792

4.Të kontrollosh shpenzimet dhe kursimet me familjen

Goodbudget ju lejon që të mbani gjithnjë në kontroll shpenzimet familjare. Përdoruesi mund të ndajë faqen e tij personale me të gjithë pjesëtarët e familjes dhe të vendosë një buxhet maksimal të shpenzimeve.

Të gjithë mund të shtojnë hyrje dhe dalje parash. Çdo herë që bëni një blerje ju mund të specifikoni kategorinë e produktit për të analizuar në fund muaji se cili ishte shpenzimi më i madh. Falë disa grafikëve është e mundur të kuptoni se si është menaxhuar buxheti familjar nga fillimi deri në fund të muajit.

 

5 Chip  792

5.Aplikacioni që vë mënjanë para në mënyrë automatike

Chip-i monitoron financat dhe kur sheh se ato rriten, merr disa kursime dhe i ruan në një fond të ndarë, larg çdo tundimi. Por jo vetëm: chip ju lajmëron se kur mund të gjendeni në situata të paparashikuara dhe ju vë në dijeni rreth të ardhurave mujore dhe mbi ato qëpo shpenzoni. Një algoritëm kursyes vë mënjanë të njëjtën shifër që korrespondon me borxhin.

 

6 EURI 792

6.Aplikacioni që zbaton pagesat

Euri është një aplikacion për menaxhimin e shpenzimeve personale dhe bilancit familjar. Në Euri ju mund të përfshini të ardhura jo të kufizuara dhe të transferoni para nga një llogari në tjetrën.

Ju mund të bëni atach edhe foton (ose Pdf) e një fature rreth lëvizjeve më të rëndësishme për të qenë gjithnjë në dijenitë shpenzimeve familjare. Ky version ju lejon të gjeneroni automatikisht të hyrat dhe të dalat me një afat periodik, si fatura apo paga. Ju mund të vendosni kategori dhe për çdo produkt, si dhe të përcaktoni një buxhet mujor për të mbajtur nën kontroll shpenzimet.

 

Burimi: Corriere della Sera

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz