Aplikacionet më të mira për të dëgjuar muzikë offline

13/09/2017 5:33 PM 0 komente
Muzika

Përveç shërbimeve të famshme streaming si Spotify ekzistojnë edhe aplikacione të tjera për Android dhe iPhone që ju lejojnë të dëgjoni muzikë edhe offline.

Kur flasim për aplikacione për të dëgjuar muzikë në streaming, të gjithëve na shkon nëpër mend Spotify. Bëhet fjalë për një shërbim shumë të thjeshtë në përdorim, por nuk është i vetmi. Çfarë të bëni kur në smartphone-n tuaj ka mbaruar lidhja me internetin?

Për këtë, ekzistojnë aplikacione të ndryshme që ju lejojnë të dëgjoni muzikë, pa qenë e nevojshme të jeni të abonuar apo pa qenë e nevojshme të aktivizoni internetin në telefonin tuaj.

Në këtë mënyrë ju mund të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar si në shtëpi, si kur jeni në lëvizje (gjatë kohës kur jeni duke shkuar në punë apo në palestër).

Headphones are seen in front of a logo of online music streaming service Spotify in this illustration picture taken in Strasbourg, February 18, 2014. Spotify is recruiting a U.S. financial reporting specialist, adding to speculation that the Swedish start-up is preparing for a share listing, which one banker said could value the firm at as much as $8 billion. REUTERS/Christian Hartmann (FRANCE - Tags: BUSINESS ENTERTAINMENT LOGO) - RTX1914U

Spotify

Nëse mendoni se Spotify funksionon vetëm me lidhjen me internet, gaboheni. Ky shërbim për muzikën në streaming ju lejon të shkarkoni këngët tuaja të preferuara në smartphone dhe t’i dëgjoni offline. Që ju të përdorni këtë aplikacion është e nevojshme të abonoheni.

 

Phonograph

Phonograph

Ky është një ndër aplikacionet më të mira për të dëgjuar muzikë offline në smartphone Android. Ka një ndërfaqe grafike të kompletuar, në të njëjtën kohë edhe intuitive dhe për këtë Phonograpf rezulton i thjeshtë në përdorim. Përveç playlist-ës dhe kodit të riprodhimit, me këtë aplikacion mund të shkarkoni kopertinat e albumeve muzikore dhe disa “poster” të këngëve që pëlqeni. E nëse ju pëlqen të flini me muzikë në vesh, mund të vendosni edhe një kohë për mbylljen e aplikacionit.

 

Google-Play-Music-Logo

Google Play Music

Një tjetër alternativë është Google Play Music, që është i disponueshëm edhe në pajisjet iOS. Play Music ju lejon të shfletoni në albume të ndryshme, të ndarë sipas artistëve dhe gjinisë së muzikës. Disa këngë janë falas, ndërsa të tjerat shkarkohen me pagesë.

 

Jamendo-music-1

Jamendo Music

Në brendësi të librarisë së Jamendo ju mund të shkarkoni falas shumë këngë nga artistë të ndryshëm. Aplikacioni funksionon pa qenë e nevojshme të lidhet me internetin dhe është i disponueshëm si në telefona Android, si në iPhone.

 

TuneIn-Radio-android-app

Tunein Radio

Siç mund ta kuptoni, me aplikacionin Tunein mund të dëgjoni offline mjaft programe radio nga thuajse gjithë vendet e botës. Kur ju jeni online, mund të shkarkoni disa podcast për t’i dëgjuar më pas offline. Aplikacioni është i disponueshëm si në Android si në iOS.

 

Soundcloud_App

SoundCloud

SoundCloud është ndoshta një ndër opsionet më të mira Android për të dëgjuar muzikë offline në smartphone. Platforma ka këngët më të famshme dhe më të dëgjuara të momentit, ajo përdoret shumë nga artistët e Dj jo shumë të njohur, por ndonjëherë edhe me famë ndërkombëtare për të sponsorizuar krijimet e tyre të reja. Aplikacioni përveçse ruan këngët offline ju këshillon edhe këngë të reja në bazë të dëgjimeve tuaja.

 

Napster

Napster

Është një aplikacion mjaft efikas, për të dëgjuar muzikë offline. Nëpërmjet këtij aplikacioni mund të krijoni një librari për të dëgjuar më pas muzikë offline. Napster ka edhe një funksion të këndshëm për fëmijët me këngë të ndryshme të menduara për më të vegjlit. Këngët në Napster mund të ruhen dhe në cloud.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz