Aplikacionet më të mira për të shkarkuar libra gratis

02/10/2017 3:29 PM 0 komente

Wattpad

Wattpad është një aplikacion për Android që ju lejon të zgjidhni mes më shumë se 10 milionë libra gratis të të gjitha gjinive.

Wattpad ju dërgon çdo ditë azhurnime nga autorët dhe ju lejon të shkruani e të publikoni tekste që ndahen me komunitetin e Wattpad.

 

GooglePlay

Google Play Books

Google Play Books është aplikacioni i duhur për të kërkuar të rejat e momentit dhe librat bestseller. Me këtë aplikacion ju mund të lexoni edhe offline dhe të rimerrni leximin aty ku e keni lënë. Po ashtu, ju mund të fusni nëpër faqe edhe shënjues librash, të nënvizoni në libër dhe të mbani shënime.

 

iBooks

iBooks

iBooks është një aplikacion iOS që ju ofron libra bestseller, klasikë etj. Ju jep mundësinë të lexoni falas pjesë nga libri para se të publikohen apo të dalin në shitje.

 

GuteBooks

GuteBooks

Për ata që pëlqejnë leximin dhe kërkojnë diçka të veçantë, është aplikacioni falas GuteBooks. I disponueshëm vetëm në Android, GuteBooks ju ofron një gamë të gjerë librash që mund t’i lexoni online dhe t’i shkarkoni për t’i lexuar më pas në modalitetin offline. Aplikacioni ju ofron një katalog librash dhe veprash që nuk mbrohen më nga e drejta e autorit.

 

Amazon Kindle

Amazon Kindle

Amazon Kindle është libraria dixhitale e Amazon dhe ju ofron një katalog me libra dixhitalë falas dhe me pagesë. Për t’i lexuar mjaft që të përdorni account e Amazon.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz