Aplikacionet që ndikojnë në rritjen e produktivitetit

11/08/2017 3:20 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Edhe nëse jeni duke mbajtur thjesht shënime, apo duke u përgatitur për një mbledhje shumë të rëndësishme, me anë të pajisjeve të ndryshme teknologjike që ekzistojnë sot, këto detyra të vogla, nuk do t’ju marrin pothuasje fare kohë nga dita juaj.

Nga mbajtja e shënimeve e deri tek kërkimet e ndryshme, ekziston një numër i madh aplikacionesh të cilat do t’ju ndihmojnë për të rritur produktivitetin tuaj.

Më poshtë do të njiheni me 5 prej tyre, të cilat ndikojnë në rritjen e produktivitetit:

follow up

Aplikacioni “Follow up”

Kur jeni të mbingarkuar me punë, është mëse normale që të harroni ndonjë prej detyrave që keni për të bërë. Follow up është aplikacioni që ju vjen në ndihmë që ju të mos harroni asgjë. Të gjitha detyrat që ju nuk i keni hequr nga axhenda juaj, pra që nuk kanë përfunduar, ai jua rikujton në mënyrë të tillë që të mos t’i harroni.

muzzleapp

Aplikacioni “Muzzle”

Ku ju jeni në punë, gjëja e fundit që do të dëshironit është që të bezdiseni nga mesazhet e miqve tuaj. Nëse jeni gjatë një mbledhjeje dhe keni harruar të fikni telefonin tuaj, është pikërisht ky aplikacion që ju vjen në ndihmë duke çaktivizuar njoftimet që mund t’ju vijnë si nga ardhja e një mesazhi të ri apo njoftime të ndryshme në rrjetet sociale.

unclutter

Aplikacioni “Unclutter”

Ky aplikacion “unclutter” është vetëm për përdoruesit e Mac-ut, dhe ju ndihmon duke organizuar të gjitha dosjet dhe shënimet që ju mund të keni në një folder të vetëm.

Yoiink

Aplikacioni “Yoink

Një tjetër aplikacion për përdoruesit e Mac-ut është Yoink, i cili ju ndihmon në thjeshtimin dhe përshpejtimin e punëve tuaja të përditshme.

cushion

Aplikacioni “Cushion”

Shpeshherë mund të ndodhë që ju merrni përsipër përmbushjen e më shumë detyrave nga sa mund të jeni në gjendje të realizoni në të vërtetë. Aplikacioni Cushion ju ndihmon që të planifikoni punën tuaj çdo muaj dhe në këtë mënyrë të keni një parashikim të qartë të të gjithë vitit. Ai i njofton përdoruesit e tij se kur janë të lirë dhe kur janë të mbingarkuar.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz