Në kohët e sotme, teknologjia është bërë gjithmonë e më e pranishme në veprimtaritë tona të përditshme. Madje shihet një tendencë “shqetësuese”, sipas së cilës njeriu po krijon gjithmonë e më shumë varësi ndaj teknologjisë, duke u mbyllur në botën dixhitale nëçdo vend të mundshëm, nga laptop-ët dhe celularët. Për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, është krijuar një aplikacion i ri i cili quhet “Moment” për sistemin e operimit të aparateve celulare “iOS”.
Aplikacioni “Moment” është konceptuar që t’i japë përdoruesit të celularëve “iPhone” një ide rreth kohës që ata kalojnë duke e përdorur atë. Programuesi i “Moment”, Kevin Holesh, beson se ky aplikacion do të ndihmojë të gjithë ata që duan të ulin kohën që kalojnë mbi celularët e tyre. Sipas tij, “Moment” ka ndihmuar shumë persona të ulin kohën e përdorimit të celularëve nga 70 min/ditë në 45 min/ditë.
Si funksion
Versioni falas i aplikacionit “Moment” thjesht do të japë të dhëna mbi kohën e kaluar duke përdorur celularët. Ndërkaq, version i plotë i këtij aplikacioni, i cili do të kushtojë1.99 dollarë, do të mundësojë përdoruesin që të vendosë limite kohore, në lidhje me përdorimin e celularit. Gjatë kësaj kohe, përdoruesi do të njoftohet në vazhdimësi për sa i përket kohës që i ka mbetur për të përdorur aparatin e tij. Kur limiti kohor tejkalohet, në ekranin e celularit do të shfaqet një mesazh, duke i kujtuar përdoruesit, se tashmë duhet të shkëputet nga aparati i tij.
Përgatiti: Ilir Sinanaj