Azhurnim në privatësi dhe baterisë së iPhone. Këto janë ndër risitë më të rëndësishme të iOS 11.3, përditësimi i sistemit operativ të Apple për pajisjet mobile të disponueshme prej pak orësh.
Sa i përket privatësisë së të dhënave, kompania me seli në Cupertino përfshin informacione që e bëjnë më të lehtë për përdoruesit të kuptojnë se si mund të përdoren. Çdo herë që Apple do të kërkojë aksesin e të dhënave personale për të aktivizuar funksione ose shërbime, do të shfaqet një ikonë për privatësinë.
Sa i përket baterisë, një tjetër çështje e nxehtë pas ngadalësimit të iPhone-ve, për të cilën në SHBA janë hapur 59 çështje gjyqësore, iOS 13 shton funksione të reja që tregojnë gjendjen e saj dhe këshillojnë përdoruesit nëse është rasti për t’iu drejtuar ndonjë specialisti.
Sipas Bloomberg, sa i përket të dhënave, Apple do të sjellë risi në funksion të legjislacionit të ri europian mbi privatësinë. Apple po mendon përditësimin e faqes së dedikuar Apple ID – account që përdoret për të hyrë në shërbime të ndryshme të Apple, me mundësinë për të shkarkuar një kopje të plotë të të dhënave të memorizuara në cloud, çaktivizimin përkohësisht të account apo fshirjen e tyre.
Burimi: ANSA