Sipas raportit më të ri të Nikkei Asian Review thuhet se Apple është duke negociuar me kompaninë japoneze, Renesas Electronics, rreth mundësisë së përvetësimit të njësisë së kompanisë, e cila prodhon çipat për ekranet e telefonave të mençur, të cilët përdoren edhe në iPhone dhe pajisjet e tjera mobile.
Blerja e kompanisë nga Apple, sipas Nikkei, do t’i mundësojë kompanisë amerikane që të përfitojë nga përvoja inxhinierike e Renesas për ta përmirësuar kthjelltësinë dhe jetëgjatësinë e baterisë së iPhone.
Apple thuhet se është e interesuar që t’i marrë rreth 55 për qind të Renesas, për një çmim prej 479 milionë dollarësh.
Ky lajm vjen pas raportit të Nikkei Asian Review, e cila më parë raportoi se Apple është duke planifikuar lançimin e iPhone 6 në dy madhësi të ndryshme të ekranit.
Raportet e mëhershme të Nikkei kanë qenë të sakta sa u përket specifikave të mundshme të iPhone.