Apple, iOS 12 do t’ju tregojë se sa kohë kaloni në telefon

01/06/2018 9:18 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Gjigantët e teknologjisë po fillojnë të shqetësohen (kushedi se sa sinqerisht) për varësinë tonë ndaj pajisjeve dixhitale, që shpesh, siç është theksuar edhe më parë, mund të zhvillojnë sindroma si e ashtuquajtura “fomo”, frika për të mbetur jashtë botës së lajmeve dhe azhurnimeve të miqve.

Google e bëri të ditur këtë disa javë më parë, me prezantimin e një funksioni të ri në Android P, versioni i ardhshëm i sistemit operativ të robotit të gjelbër, i cili do të na lajmërojë se jemi duke e përdorur shumë telefonin. Në përgjithësi, Google ka shpjeguar se e ka projektuar këtë sistem të fokusuar tek mirëqenia dixhitale. Tani edhe Apple duket se do të bëjë të njëjtën gjë për përdoruesit e saj, me versionin e ardhshëm të sistemit operativ, iOS 12, i cili do të prezantohet gjatë Worldwide Developer Conference (4 – 8 qershor).

Sipas Bloomberg, kompania me seli në Cupertino, do të prezantojë funksione të reja me të cilat do të pasurohet iOS dhe një seksion kushtuar “digital health”, domethënë, shëndeti dixhital.

Ashtu si gjiganti i Mountain View, edhe Apple do të vërë në dispozicion të përdoruesve një “seri instrumentesh” që do t’ju tregojnë se sa kohë kaloni me iPhone (ose në iPad) në dorë dhe se çfarë bëni.

Ekzistojnë tashmë një mori aplikacionesh që në mënyrë pak a shumë të saktë, gjurmojnë përdorimin e aplikacioneve në pajisjet tona. Ndër ta përmendim RealizD apo Forest. Por asnjëherë si më parë, këto aplikacione nuk ishin përfshirë drejtpërdrejt në sistemin operativ iOS dhe Android.

iOS 12 do të dalë në shtator, së bashku me iPhone e ri të familjes X, ose siç ndoshta do të quhet “iPhone i ri”.
Shumë analistë kanë vënë re, se thuajse në të njëjtën kohë, Apple dhe Google do t’ju drejtohen përdoruese për t’i ndihmuar për të vënë rregull në jetën e tyre dixhitale, duke krijuar një ekuilibër mes jetës reale dhe asaj përballë smartphone.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz