Rikthehet MacBook Air, i cili prej kohësh nuk ishte përditësuar në karakteristikat e tij.
MacBook Air mbështetet te risitë kryesore që Apple ka përfshirë tek iPhone, iPad dhe MacBook. Duke nisur nga ekrani. Design është më minimal, me korniza 50% më të holla. Ekrani është 13,3 inç. Ka dy porta USB-C dhe portën për kufje. Peshon 1,25 kg, më pak se paraardhësi (1,34 kg).
MacBook Air ka si sistem të njohjes touch ID, që tek iPhone mbërriti te gjenerata 5S, ose ndryshe në vitin 2013, kurse tek MacBook në vitin 2017. Siguria e informacioneve personale garantohet nga chip T2, i njëjti tek MacBook. Ndryshe nga ky i fundit nuk ka touch bar.
MacBook Air i ri ka procesor Intel Core i5, gjenerata e tetë, që suporton deri në 16 Giga RAM (2133 Mhz) dhe deri në 1,5 Terra memorie arkivimi në SSD. Çmimi? Nis nga 1380 euro modeli me 128 Giga, ndërsa ai me 256 Giga kushton 1630 euro.
Do të jetë interesant vlerësimi i kontributit që mund të sjellë tek shitjet e Mac, pikërisht duke nisur nga çmimi, duke qenë se krahasuar me debutimin, në vitin 203, kur MacBook Air ishte revolucionar edhe si design dhe i lehtë, sot ekzistojnë laptopë të ndryshëm rreth 1000 euro.
Ndër të tjera Apple prezantoi edhe një Mac Mini të ri. Në fund, Ceo i kompanisë, Tim Cook ia kushtoi pjesën e fundit të eventit që u mbajt në Brooklyn, iPad Pro të rinj. U prezantuan dy modele: me 11 dhe 12,9 inç. Procesori është A12X Bionic, i njëjti që është tek iPhone e ri, me fokus te machine learning. iPad Pro të rinj u thonë lamtumirë butonit home dhe mirëseardhjen Face ID, ose ndryse njohjes së fytyrës për zhbllokimin e tabletit, njohjen për pagesat e kështu me radhë.
“Është më i shpejtë se 92% e PC”- thonë nga Apple. Cpu premton performancë 90% më të mirë se iPad Pro të mëparshëm. Nuk ka portë për jack audio, ndryshe nga MacBook Air, por në të njëjtën linjë me iPhone.
Një risi tjetër lidhet me Apple Pencil, që tani mund ta lidhni në mënyrë magnetike në pjesën e sipërme të iPad dhe të rikarikohet nëpërmjet wireless në të njëjtën kohë. Ndër të tjera, ka një sensor të ri, që me një prekje të vogël mund të ndërveprojë në një mënyrë të re me tablet: nëse për shembull jeni duke vizatuar, mund të ndryshoni ngjyrë. Smart keyboard bëhet më e shpejtë. Çmimi: iPad Pro, 11 inç, nis nga 899 euro versioni 64 Giga te 1729 euro modeli 1 terra; kurse iPad Pro 13 inç nis nga 1119 euro deri në 1949 euro.
Të gjithë modelet e reja (MacBook Air, MacBook Mini e iPad Pro) mund t’i porosisni online dhe do të dalin në shitje duke filluar nga data 7 nëntor.