Sipas thashethemeve të muajve të kaluar, ishte parashikuar që Apple Watch 3 të dilte mes dhjetorit të 2017 e muajve të parë të vitit 2018.
Por siç bën të ditur CNBS, duke iu referuar thashethemeve që vijnë nga Kina, kompania me bazë në Cupertino, Apple, do ta prezantojë Apple Watch 3 së bashku me iPhone 8, iPhone 7s e iPhone 7s Plus.
Nëse këto thashetheme do të konfirmoheshin, eventi i Apple që do të mbahet në shtator (për të cilin nuk ka një datë të saktë) do të jetë ndër më të pasurit e viteve të fundit. Në këtë event do të prezantohen katër pajisje të reja, ndër të tjera iPhone 8, një ndër smartphone-t më të shumëpritur.
Si do të jetë Apple Watch 3 dhe çfarë duhet të presim
Sipas CNBS, ora inteligjente do të jetë në dy versione: njëri me ekran 38 mm dhe tjetri me ekran 42 mm. Sipas thashethemeve, Apple Watch 3 do të ketë suportojë ndërlidhjen Cellular LTE.
Ora inteligjente, e cila mund të quhet Apple Watch Series 3, pritet të vijë me ndërlidhje 4G. Kjo do të thotë që i wearable i kompanisë së Cupertino-s mund të përdoret pa qenë e nevojshme që smartwatch të lidhet me smartphone dhe do të ketë lidhjen e vet me internet. Në këtë mënyrë përdoruesit mund t’i shkarkojnë aplikacionet drejtpërdrejt nga smartwatch.
Deri tani, Apple Watch lidhet me smartphone e përdoruesit, duke përdorur Wi-Fi dhe Bluetooth.
Smartwatch nuk është e nevojshme të lidhet me iPhone për funksionet bazë si telefonata, mesazhe dhe dëgjimin e muzikës.
Apple nuk është e para kompani që synon kthimin e orëve inteligjente në pajisje që mund të punojnë në mënyrë të pavarur. Kohët e fundit, edhe Huawei e ka pajisur Watch 2 me internet 4G, ashtu si Samsung te Gear S3 dhe LG te Watch Sport LTE.
Ndër të tjera, Apple Watch 3 do të jetë një pajisje e menduar edhe për shëndetin e njerëzve dhe do të monitorojë vazhdimisht parametrat jetësorë (gliceminë dhe rrahjet e zemrës).
Por për t’i parë gjithë këto do të duhet të presim shtatorin, kur Apple do të prezantojë zyrtarisht Apple Watch 3 së bashku me iPhone 8 dhe iPhone 7s (edhe në versionin Plus).