Apple Watch i ardhshëm i ri një ekran më të madh dhe pa korniza. Këto janë parashikimet e analistit Ming-Chi Kuo, gjithnjë i informuar për të rejat e fundit të kompanisë me seli në Cupertino. Për momentin, gjithë modelet e pajisjes janë në treg në dy dimensione të ndryshme, në formatin 38 apo 42 milimetra.
Sipas Ming-Chi Kuo, ora e ardhshme do të ketë një ekran rreth 15% më të madh krahasuar me modelet aktuale. Ai ka parashikuar edhe përmirësime rreth versionit të ri të orës inteligjente Apple, si për shembull kohëzgjatja e baterisë dhe risi në monitorimin e avancuar të parametrave të shëndetit
Apple Watch 4, nëse do të jetë ky emri, mund të mos ketë butona fizikë, por ‘soft touch’. Nëse do të ndodhë kështu, ky do të ishte azhurnimi më i rëndësishëm i pajisjes që kur doli për herë të parë në treg, në vitin 2014.