Arabia Saudite së shpejti do të nënshkruajë marrëveshje të transportit ajror me 11 vende, përfshirë Tanzaninë, Bregun e Fildishtë, Zimbabve, Mauritius dhe Uruguajin teksa Këshilli i Ministrave, të hënën siguroi viston për Autoritetin e Përgjithshëm të Aviacionit Civil (GACA). Kabineti, i kryesuar nga Princi i Kurorës Salman, zëvendës kryeministri dhe ministri i mbrojtjes, autorizoi shefin e GACA të nënshkruajë marrëveshjen. Paraguaj, Seychelles, Zambia, Ruanda, Togo dhe Sëaziland janë vendet e tjera që kanë lidhje ajrore me Mbretërinë.
Kabineti autorizoi gjithashtu ministrin e financave të nënshkruajë një marrëveshje me Republikën e Maqedonis për shmangien e tatimeve të dyfishta lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe për të parandaluar evazionin fiskal, si dhe një tjetër marrëveshje me Egjiptin për bashkëpunim doganor.