Të mirat: Dual SIM, zgjerimi i kartës microSD, audio e fuqishme, dizajn shumë i hollë
Të këqijat: Ekrani me rezolucion të ulët, performancë jo shumë e mirë, softueri Android 4.2, 8 GB memorie
Të përgjithshme: Është një smartphone Android dual-SIM i nivelit të mesëm me ekran 5-polësh dhe fotokamerë 8 megapiksel, por CPU 8 core.
Çmimi: 250 euro
Tregu i smartfonëve Android nuk dominohet më vetëm nga markat e famshme dhe të reklamuara. Shumë prodhues, më pak të njohur, po propozojnë kohët e fundit aparate interesante dhe të konkurrueshëm. Për sa i takon kompanisë Archos, ka hedhur së fundmi në treg modelin 50c Oxygen, një aparat dual-SIM, 5-polësh që karakterizohet nga tipare të nivelit të mesëm. Archos 50c Oxygen ka një CPU Mediatek 8 core, 1.7 GHz dhe mbështetje 1 GB RAM. Memoria e brendshme mund të zgjerohet falë kartës microSD, e cila ka të integruar vetëm 8 GB. Ekrani është 5-polësh IPS dhe me rezolucion 1.280×720.
Sa i përket ndërlidhjes, në të do të gjeni: Wi-Fi, Bluetooth, GPS dhe radio FM, ndërsa pjesa teknike ofron edhe kartën dyshe për SIM (në format mini dhe micro), me rrjet të dhënash të standardit HSPA+. Në këtë aparat mungon ndërlidhja 4G LTE.
Fotokamera e pasme është 8 megapiksel me rezolucion, autofokus e flesh LED, ndërsa bateria është 2.000 mAh.
Në nivel programesh Archos ka instaluar 50c Oxygen, një version i Android 4.2 (dhe jo të të tanishmit 4.4 Kitkat) dhe që lejon shumë pak personalizime. Risia kryesore ka të bëjë me pjesën e përparme që ofron tre butona që gjenden në fundin e ekranit dhe që i korrespondojnë atyre klasikë të Google: i kthimit mbrapsht, home dhe meny.
Një tipar shumë interesant i Archos 50c Oxygen është audioja, e cila është shumë e fuqishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për një aparat të këtij niveli. Edhe prodhimi muzikor rezulton i mirë. Ajo që mund të thuhet në përgjithësi për Archos 50c Oxygen ka të bëjë me faktin se është një smartfon me përmasa të mëdha, por me specifika teknike të nivelit të mesëm. Skeda teknike është e balancuar, por jo shumë ambicioze dhe ku nuk mungojnë proceset e ngadalta. Edhe aspekti multimedial nuk shkëlqen, po kështu edhe ekrani nuk mund të krahasohet me atë të më të mirëve që janë sot në treg. Megjithatë ky aparat është funksional dhe mund të rezultojë një përvojë e këndshme për dikë që kërkon një ekran 5-polësh, dual-SIM dhe pa nevoja shumë të mëdha.