Industria moderne e argëtimit është një kënaqësi më vete për konsumatorët. Por jo më për platformat televizive kabllore në Amerikë
Për të fiksuarit e televizionit, për adhuruesit e filmave dhe muzikës, epoka në të cilën po jetojmë është një periudhë e artë, shkruan The Economist. Interneti ofron një menu të pafundme zgjedhjesh, e cila plotëson nevojat e pothuajse të gjithë njerëzimit. Smartphone-t janë ndër aplikacionet e fundit më argëtuese – nga ato më cilësoret e deri tek videot më tallëse që mund t’i gjeni lehtësisht në YouTube – të gjitha të akseskueshme për miliarda njerëz anembanë planetit.
Por ashtu siç do të shohim edhe më tej gjatë këtij shkrimi, këto pajisje teknologjike kanë në të njëjtën kohë edhe një efekt paradoksal. Edhe pse ato të ofrojnë një larmishmëri zgjedhjesh, pjesa më e madhe përqendrohen në hitet më të famshme të momentit dhe platformat më të mëdha.
Kjo mbase shpjegohet me faktin se rrjete të tilla argëtuese janë shumë të preferuara nga shumica. Këtu mund të përmendin platforma të tilla si: Netflix, YouTube dhe Spotify.
Hite të reja po vazhdojnë të lulëzojnë gjithnjë e më shumë.
Nga një mijë filmat e nxjerrë këtë vit në të gjithë botën, 5 më të shikuarit ishin nga industria e filmave Disney. Ndjekësit shpenzojnë shuma të mëdha parash në blerjen e kopjeve të tyre dixhitale. Sipas një agjencie kërkimi, Nielsen, vitin e kaluar në Amerikë u blenë rreth 8.7 milionë kopje, ndërsa në 2007 rreth 5 milionë.
Por kush fiton dhe kush humbet nga e gjithë kjo situatë?
Konsumatorët janë përfituesit më të mëdhenj. Mundësi të shumta ofrohen për një mori zgjedhjesh dhe preferencash të ndryshme. Dhe mbi të gjitha, disa prej këtyre platformave si YouTube janë falas.
Gjatë 2016-s më shumë se 450 shfaqje televizive u transmetuan në televizionet amerikane, afërsisht dyfishi i atyre që u transmetuan gjatë 2010-s. Industri të tilla si Amazon dhe Netflix janë duke investuar miliarda dollarë dhe e gjitha kjo për t’i dhënë një shuplakë platformave televizive kabllore, të cilat patën një bum rritjeje në sajë të tarifave të abonimeve.
Nga ana e prodhimit, fituesit janë ato kompani të cilat mund t’i përballojnë shpenzimet. Këtu mund të përmendim p.sh., ndërtimin e platformave me një numër shumë të madh përdoruesish siç janë Facebook-u dhe YouTube, të cilat mund të përballojnë si kostot e shpërndarjes ashtu edhe të përmbajtjes.
Kjo është edhe logjika që fshihet pas propozimit të marrëveshjes AT&T për të blerë Time Warner, lidhja e distributorit më të madh amerikan të platformës televizive me pagesë me një prej prodhuesve të filmave dhe programeve të ndryshme televizive.
Një mundësi e largët
Humbësi më i madh është lënë jashtë. Platforma televizive kabllore në Amerikë ka qenë ndoshta modeli më fitimprurës i biznesit. Por formula e tij për të shtuar kanalet dhe për të rritur më shumë pagesën rezultoi e gabuar.
Të joshur nga ofertat e internetit që janë më të lira dhe që ofrojnë mundësi të ndryshme zgjedhje, amerikanët, afërsisht 1 milion e tyre, kanë filluar që ta braktisin këtë mjet argëtimi, i cili po mbahet në këmbë vetëm nga shtylla e kanaleve ku jepen live ndeshjet sportive. Rënia e platformave televizioneve me pagesë ilustron edhe paradoksin e zgjedhjes.
Ka aq shumë mjete nga të cilat njerëzit mund të marrin informacion, të shikojnë filmat më të fundit apo të dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar. Dhe zgjedhjet e tyre do të bëjnë që pushteti të përqendrohet në duart e gjigantëve të tillë si Disney, Netflix dhe Facebook.
Por përpara se këto kanale argëtimi të demokratizohen, interneti do ta shkelë këtë oligarki.