Ari bie poshtë 1,700 dollarëve

29/12/2012 12:08 PM 0 komente

UntitledÇmimet e arit ranë nën 1,700 dollarë për troy onz për herë të parë në katër javë, teksa investitorëve u humbi besimi lidhur me ecurinë e dobët të metalit të çmuar.

Çmimet prekën nivelin e 1,690.64 dollarëve për troy onz, niveli më i ulët që nga nëntori. Rënia nënkupton se ari ka humbur 3.6% që kur preku nivelin 1,750 dollarëve.

Tkurrja erdhi pavarësisht një dollari të dobët, që zakonisht mbështet çmimet e arit. Tregtuesit thanë se investitorët mbeten pozitivë rreth perspektivës afat-mesme për arin, por ato janë bërë të kujdesshme rreth ecurisë së dobët në afatin e shkurtër.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of