Ari u rrit me ritmet më të larta që nga kriza financiare e vitit 2008 dhe nafta dhe bakri ranë të premten, pasi vota e britanikëve për të lënë Bashkimin Europian tronditi tregjet e produkteve, duke nxitur shitjen e aseteve me rrezik dhe orientimin drejt aktiveve të sigurta.
Rënia e fortë e naftës, metaleve bazë, grurit ishte në të njëjtën linjë me atë të tregjeve të tjera financiare, të cilat u tronditën pasi 52% e britanikëve votuan për të lënë BE-në.
Ari u rrit me 5.1 përqind në $1,319 për onz. Ari u rrit pothuajse 11 përqind në shtator 2008.
Nafta bruto amerikane ra 2.50 dollarë, ose 5 përqind në $47.61 për fuçi dhe nafta Brent rrëshqiti $2.53, gjithashtu 5 përqind në $48.38 për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.