Ari përparoi, teksa çmimet në nivelin më të ulët të tre javëve nxitën blerjet. Argjendi kërceu me ritmet më të larta në pothuajse një javë dhe paladiumi u rrit në nivelet më të larta që nga 12 dhjetori.
Ari për dorëzim të menjëhershëm u rrit me më shumë se 1.3% në $1,189.08 për onz dhe u tregtua në $1,187.24 në Singapor, sipas Bloomberg. Metali ra në $1,170.76 në 22 dhjetor, niveli më i ulët që nga 1 dhjetori.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.