Arkitektura mbresëlënëse në parkingjet e makinave

05/10/2018 12:47 PM 0 komente

Parkingjet e makinave në pjesën më të madhe të rasteve janë godina ndaj të cilave nuk është përdorur ndonjë imagjinatë e madhe  përsa i përket arkitekturës së tyre por më shumë funksionalitetit.

Por të gjitha rastet e mëposhtme janë një surprizë shumë e madhe për të gjithë ne, sepse jo vetëm që janë shumë tërheqëse për syrin në pamje të parë por edhe ndaj tyre është përdorur një arkitekturë shumë e veçantë , duke pasur parasysh se bëhet fjalë për parkingje.

Nëse shkoni në Miami Beach në Florida ju do të hasni një ndërtesë e cila do t’jua tërheqë vëmendjen menjëherë. Dhe bëhet pikërisht fjalë për një parking makinash i cili është i rrethuar i gjithi me ngjyra të të gjitha llojeve.

Në Amsterdam, dy ndërtesa në formë spirale rreth 30 metra secila, të cilat të tërheqin vëmendjen mënjëherë janë dy parkingje automjetesh.

Por një prej parkingjeve me arkitekturën me të veçantë gjendet në jug të Hollandës. Ai ka formën e një dune rëre dhe përveçëse është një parking gjigand në këtë zonë, ai ka edhe një funksion tjetër, shërben për të mbrojtur qytetin e vogël që ndodhet shumë pranë bregut.

Ky parking ndodhet në rrugën 1111 Lincoln, në Miami Beach, në Florida dhe u dizenjua nga firma zviceriane e arkitektëve Herzog & de Meuron.  Kjo strukturë gjatë natës ndriçohet nga një numër i madh dirtash, për të evidentuar edhe dizajnin e saj tejet të veçantë.

Këto godina në formë spiraleje rreth 30 metra secila janë një prej arkitekrutave më të veçanta kur bëhet fjalë për ndërtesa parkingjesh. Ato shërbejnë edhe si një prej parkingjeve kryesore të Qendrës RAI Convention.

Ky është një prej parkingjeve më të veçantë sepse ka formën e një dune rëre dhe ndodhet në një qytet të vogël në Jug të Hollandës. Ai është dizenjuar nga Royal HaskoningDHV. Ndërkohë pjesa më e madhe e parkingut është nëntokë. Në vitin 2016, ai mori çmimin si ndërtesa më e mirë në Hollandë.

Ky parking shumë katësh ndodhet në Des Moines, kryeqytetin e Ajouas dhe është dizenjuar nga Substance Architecture. Kapaciteti i tij shkon deri në 1,412 makina dhe ai ka gjithashtu edhe dy stacione të vogla ku mund të karikohen makinat elektrike. Dy kate të tij ndodhen nëntokë.

Ky është një ndër pakingjet më të njohura të kompanisë së makinave Volksëagen në Wolfsburg të Gjermanisë, 2 kulla, nga 16 kate secila, në të cilat vendosen të gjitha makinat përpara se ato t’i dërgohen blerëve përkatës. Këto 2 kulla që shërbejnë si parkingje u dizenjuan nga firma arkitekturore HENN. Makinat parkohet nga një sistem robotik i brendshëm  që i dërgon ato në vendin e caktuar. Çdo kullë ka një kapacitet deri në 400 makina.

Ky është një prej parkingjeve që cilësohen nga shumë si parking 3D. I ndodhur në Parkun olimpik të Londrës, ai është i gjithi i rrethuar nga panele trekëndore, të cilat janë pikërisht ato që i japin pamjen e një strukture 3D.

Parkingu që ndodhej në rrugën Welbeck, në Londër, u dizenjua nga Michael Blampied & Partners në vitin 1971. Tani ai është i mbyllur sepse shembja e tij është miratuar nga qeveria. Pasi ai të shembet në vendin e tij do të krijohet një hotel prej 10 katesh, me qendra SPA, restorante dhe një lokal gjigand në tarracën e tij.

Parkingu shumë katësh, Gateshead u ndërtua në vitin 1967 dhe ka funksionuar si një parking deri në vitin 2010 kur ai u shëmb me vendim qeverie.

Ky parking që ndodhet në qytetin e Oklahomas u dizenjua nga studioja e arkitektëve Elliott + Associates, për korporatën energjitike Chesapeake.

Ky parking shumëngjyrësh, Santa Monica Civic, u dizenjua nga studioja e arkitektëve Moore Ruble Yudell, duke iu përmbajtur me përsosmëri të gjitha rregullave për mbrojtjen mjedisore. Një panel diellor është vendosur në pjesën e sipërme të këtij parkingu, si për t’i krijuar hije makinave që ndodhen në katin e fundit ashtu edhe për të sjellë energji të rinovueshme brenda parkingut. Pjesa më e madhe e materilave që u përdorën për ndërtimin e këtij parkingu ishin të ricikluara, ndërsa sipërfaqet e tij u lyen me bojëra që përmbanin shumë pak toksina të dëmshme për ambientin.

Parking Cordova u ndërtua në vitin 2004, si pjesë e palnit të Vancouverit për të gjallëruar zonën jugore. Kostoja e ndërtimit të tij arriti në 28 milionë dollarë amerikanë dhe ai u dizenjua nga studioja e arkitektëve Henriquez Partners.

Ky parking shumë katësh u dizenjua nga studioja e arkitektëve Abscis për spitalin AZ Sint-Lucas në Belgjikë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of