Avionët luftarakë francezë që ngrihen nga aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle nuk mund të ‘ribëjnë’Lindjen e Mesme, por tashmë po riorganizojnë balancën e pushtetit në Evropë pas vitesh të dominimit ekonomik gjerman.
Refugjatët, lufta civile e Sirisë, shpërbërja e Libisë, trazirat nga Rusia, terrorizmi në Paris dhe një alarm i kuq në Bruksel kanë rivendosur përsëri në majë të axhendës evropiane pushtetin militar, duke varrosur nocionin e Gjermanisë ekonomikisht të guximshme por ushtarakisht të ndrojtur si udhëheqësi i pasfiduar i Evropës.
Franca, që nuk është ndjerë kurrë mirë me kufizimet e ulëta të deficitit të Gjermanisë, i ka ‘hequr qafe ato’; Presidenti Francois Hollande fillimisht u takua me kryeministrin britanik David Cameron për të rënë dakord mbi planet e luftës kundër Shtetit Islamik, jo me kancelaren gjermane Angela Merkel; dhe Merkel është nën një presion të madh nga vend se po pranon shumë refugjatë, si pasojë e frikës se terroristët e ardhshëm gjenden në mesin e tyre.
‘Ekziston pushtet i padiskutueshëm gjerman në fushën ekonomike, por Gjermania nuk do të jetë në pozitën, të paktën në terma afat- shkurtër, për të ofruar siguri për Evropën, kështu që do të duhet të mbështetet tek NATO dhe sidomos tek Evropa, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, ‘tha Daniel Fiott, një studiues në Institutin për Studime Evropiane në VUB në Bruksel. ‘Ekziston një lloj balance pushteti që po shfaqet aty.’
Franca nuk i ka përmbushur objektivat e deficitit të buxhetit të euros, mjeti i çmuar i Gjermanisë në menaxhimin e ekonomisë, që nga viti 2007 dhe Hollande i reduktoi ato duke njoftuar shpenzime shtesë për mbrojtjen dhe sigurinë e brendshme, pasi shteti islam shkaktoi 130 viktima në Paris më 13 nëntor.