Arsenal, rinovim rekord me Emirates, marrëveshje 45 mln euro deri në vitin 2024

20/02/2018 5:24 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Aaron Ramsey, mesfushor i Arsenal

Emirates dhe Arsenal bënë të ditur vazhdimin e marrëveshjes me pesë vjet për sponsorizimin e fanellave të klubit. Në bazë të marrëveshjes së re, Emirates do të jetë e pranishme edhe në fanellat si dhe ato të stërvitjes në të gjithë skuadrat e Arsenalit, deri në fund të sezonit 2023/2024.

Shoqëria londineze shpjegon se bëhet fjalë “për marrëveshjen më të madhe sponsorizuese që është firmosur ndonjëherë nga klubi, e cila ka nisur në vitin 2006 dhe do të zgjasë të paktën 18 vjet”. Kjo është edhe marrëveshja më e gjatë sponsorizuese për Arsenalin, e cila do t’ia kalojë dhe asaj të nënshkruar me kompaninë japoneze JVC, sponsor nga viti 1981 deri më 1999. Shifrat nuk janë zyrtarizuar ende, por sipas atyre që shkruhen në shtypin britanik, marrëveshja e re mendohet se do të kapë shifrën 200 milionë sterlina, rreth 225 milionë euro, për pesë vjet (rreth 45 milionë euro në sezon).

Administratori i deleguar i Arsenalit, Ivan Gazidis, deklaroi: “Marrëveshja jonë me Emirates është më e gjata në Premier League dhe ndër më të gjatat në sportin botëror. Ky angazhim reciprok dëshmon forcën dhe thellësinë e marrëdhënies sonë unike. Besimi në mbështetjen tonë dhe rritja e tyre e investimeve do të na ndihmojnë të vazhdojmë të konkurrojmë në kompeticione dhe t’i sjellim më shumë sukses klubit”.

“Emirates është një bashkëpunëtor unik për Arsenalin – vijoi Gazidis – një markë në nivel botëror. Kompania ajrore luan një rol të rëndësishëm në ambiciet tona për të zgjeruar ndikimin tonë”.

Siç thuhet në marrëveshje, Arsenali do të përdorë avionët e Emirates për turet e tij sezonalë. Emirates do të mbajë të drejtat e marketingut për të zhvilluar fushata dhe të ndërmarrë nisma në gjithë botën. Stadiumi i Gunners, ndër të tjera, do të vazhdojë të njihet si Emirates Stadium deri në vitin 2028.

Po ashtu, Arsenal, duke filluar nga sezoni i ardhshëm është i lirë të gjejë një tjetër sponsor të mëngës. Siç shpjegon Telegraph, kjo marrëveshje mund të vlejë 5 – 10 milionë sterlina në vit.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of