Në relacionin “Mbi fillimin e procedurës për heqje licensave shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike dhe Furnizimit Publik me Pakicë të Energjisë Elektrike”, Enti Rregulklator i Energjisë sqaron arsyet se pse kërkohet heqja e licencës së CEZ.
Sipas relacionit, nga monitorimi dhe përpunimi i të dhënave të CEZ Shpërndarje, OST dhe KESH, ERE pas analizës në vijimësi, konstaton me shqetësim se edhe pas Vendimit të Bordit të Komisionere të ERE nr. 128, datë 11.09.2012, për gjobitjen e shoqërisë CEZ Shpërndarje, kjo kompani vazhdon në shkelje të rënda të kushteve të licenses të cilat ndikojnë jo vetëm në cilësinë e furnizimit me energji elektrike por mbi të gjitha edhe në furnizimin pa ndërprerje të konsumatoreve.
ERE si organi pergjegjes per monitorimet e sektorit te energjise ne baze te nenit 8, pika 2, te Ligjit 9072, date 22.05.2003,“Per sektorin e energjise elektrike„, veren deformimet e metejshme te shkaktuara nga sjellja ne treg e shoqerise CEZ Shperndarje dhe per me teper mos reagimi ndaj gjobes se vendosur dhe mos veprimi per te rivendosur funksionimin normal te tregut dhe te veprimtarise se shperndarjes dhe furnizimit publik me pakice. Gjithashtu kjo sjellje ndaj pjesetareve te tjere te tregut ka shkaktuar venien ne veshtiresi financiare te gjithe te licensuarve te tjere ne treg.
Ne analize te sa me siper bazuar ne Ligjin 9072, date 22.05.2003, „Per sektorin e energjise elektrike“, te ndryshuar, mjetet e ushtrimit te autoritetit nga ana e ERE konsistojne ne vendosje gjobe per shkelje te legjislacionit ne fuqi (neni 64) apo heqja e licenses (neni 18).
Duke qene se vendosja e gjobes nuk solli efektet e pritura, pasi CEZ Shperndarje vazhdon te operoje ne te njejtat kushte i vetmi mjet ligjor qe i mbetet ERE-s eshte procedimi per heqje license ndaj shoqerise CEZ Shperndarje.
Bazuar ne Ligjin nr. 9072 “Per sektorin e energjise elektrike”, date 22.05.2003, te ndryshuar, neni 18 pika 1 a) dh) dhe ë), ERE mund ta heqe licensen kur i licensuari nuk permbush kushtet e licenses, per shkelje te perseritura nga i licensuari dhe/apo nuk arrin te permbushe kushtet e licenses per shkaqe financiare.
Ne baze te “Rregullores per procedurat e heqjes se nje license”, te miratuar nga Bordi i Komisionereve te ERE, me Vendimin nr. 65, date 04.11.2005, ne nenin 5 dhe 6 te saj percaktohet se nje procedure per heqje te licenses nder te tjera fillon me propozoim te ERE-s per mospermbushje te kushteve te licenses se dhene sipas ligjit nga ana e te licensuarit.
Duke u bazuar sa me siper, Drejtorite Teknike te ERE kane konstatuar shkeljet e meposhtme nga ana e CEZ Shperndarje te kushteve te licensave te shperndarjes se energjise elektrike dhe furnzimi publik me pakice:
Ø Shkelje te kushteve te Licenses se Shperndarjes se Energjise Elektrike
1. Mos prokurimi i energjise elektrike per mbulimin e plote te te gjitha humbjeve ne sistemin e shperndarjes (pika 3.1 dhe 3.16.4 te Licenses dhe 4.8 te Modelit te Tregut). CEZ Shperndarje ne shkelje te detyrimit te Licenses se Shperndarjes se Energjise Elektrike (pika 3.1 dhe 3.16.4) nuk ka realizuar prokurimin e energjise elektrike per mbulimin e plote te humbjeve ne sistemin e shperndarjes, detyrim ky edhe ne baze te Modelit te Tregut (pika 4.8). Referuar barrierave te pretenduara nga CEZ Shperndarje (abuzimi nga tregtaret) te cilat pengonin kete shoqeri qe te realizonte importet e nevojshme, ERE megjithese nuk i vertetoi keto abuzime, me qellim qe te krijoje lehtesirat e kerkuara nga CEZ Shperndarje me Vendimin nr. 111, Date 31.07.2012, i Bordit te Komisionerëve te ERE, vendosi alokimin e kapaciteteve te mbetura te lira për muajin Gusht 2012 falas shoqerise CEZ Shpërndarje. Po ashtu me Vendimin nr. 114, Bordi i Komisionerëve i ERE, date 22.08.2012, vendosi alokimin e kapaciteteve për shoqërinë CEZ Shpërndarje për kapacitetet e muajit Shtator 2012. Me gjithe ndryshimet ne kuadrin rregullator ne fuqi te cituar me lart Cez Shperndarje nuk demostori perdorimin e kapciteteve te alokuara keitj subjekti, me qellim realizimin e importit te energjise elektrike per mbulimin e humbjeve ne sistemin e shperndarjes.
Per me teper duke filluar nga muaji Shtator CEZ Shperndarje ka patur periudha ku jo vetem nuk ka importuar sasine e duhur, por nuk ka importuar asnje MWh energji elektrike per mbulimin e humbjeve ne sistemin e shperndarjes. Te detajtuar sasiste e imporitura nga CEZ Shperndarje jane sipas deklarimeve ditore te OST sh.a. Sa me siper ka bere qe KESH sh.a , te plotesoje jo vetem te gjithe kerkesen per energji elektrike per konsumtoret tarifore por edhe sasine e energjsie lektirke qe i korrespondon humbjeve ne sistemin e shperndarjes, (te pasiguruara nga CEZ Shpenrdarje) permes gjenerimit vendas.
Me shkresen nr. 6098/2 Prot., date 01.10.2012, CEZ Shperndarje deklaron se “ne kuader te situates se veshtire qe eshte krijuar, KESH duhet te marre masat e nevojshme si furnizues i alternatives se fundit per te gjitha klientet e kategorive„.
Po ashtu me shkresat nr. 6098/2 Prot, date 28.09.2012 drejtuar KESH sh.a dhe nr. 6254/1, date 03.10.2012 derguar OST dhe per dijeni ERE, CEZ Shperndarje ben me dije se “… nuk jemi ne gjendje te rrisim importet e energjise elektrike per mbulimin e humbjeve dhe levrimeve te tjera duke filluar nga 01.10.2012… Ne kemi informuar edhe ERE-n dhe KESH sh.a, ne menyre qe ky i fundit rw marre masat e nevojshme, ne cilesine e tij si furnizues i alternatives se fundit bazuar ne Nenin 46, pika 1, germa c) e Ligjit nr. 9072, date 22.05.2003 „Per sektorin e energjise elektrike“, te ndryshuar „.
Sa me siper jo vetem qe con ne mosfunksionimin e tegut ne perputhje me Modelin e Tregut te Energjise Elektrike, te miratuar nga Keshilli i Ministrave (VKM nr.338 date 19.03.2008), por shenon nje hap tjeter ne drejtim qe deshmon paaftesine e kompnise per te kryer aktivtietin per te cilin eshte licensuar.
Edhe ne shkresen nr. 4693 Prot., date 09.10.2012, OST sh.a, na ve ne dijeni se “CEZ Shperndarje e ka ulur importin ne zero, dhe ne keto kushte e gjithe kerkesa per energji elektrike po perballohet pothuajse nga rezerva e kaskades se Drinit„.
2. Mos instalimi i matesave te energjise elektrike (Pika 2.2 c, e Licenses se Shperndarjes se energjise elektrike).
Ne analize te informacionit dhe te monitorimeve ne vend te ushtruara nga Grupet e Punes si ne Tropoje, Kukes, Fier, Vlore, jane konstatuar shkelje te Ligjit Nr. 9072, date 22.05.2003 “Per sektorin e energjise elektrike” (te ndryshuar), nenit 52, ku përcaktohet qarte se “Operatori i Sistemit te Shperndarjes eshte i detyruar te pajise me sistem matjeje cdo klient te lidhur ne sistemin e shpërndarjes” si dhe per rrjedhoje dhe Licences se Shperndarjes se Energjise Elektrike dhe kushtet e Kontrates se Furnizimit te Energjise Elektrike te kliente tarifore.
3. Mos zbatimi i vendimeve te nxjerra nga ERE (Pika 4.6 te Licenses se shperndarjes).
Me ane te Vendimit nr. 143 date 07.12.2011, te ndryshuar, per Miratimin e Planit te Investimeve, ERE miratoi planin e investimeve per vitin 2012. Nga te dhënat paraprake te monitorimit te kryer se fundmi dhe siç deklarohet nga vet kompania për vitin 2012, nuk ka realizuar as 7% te planit te miratuar te investime.
Gjithashtu CEZ Shperndarje ne kundershtim te Vendimit nr. 102 date 17.07.2012 te Bordit te Komisionereve te ERE qe miratoi marreveshjen e transmetimit mes OST sh.a dhe CEZ Shperndarje sh.a dhe pikes 6.4 te Modelit te Tregut, nuk ka kryer rregullisht pagesat ndaj OST. Referuar shkreses 4276/3 Prot, date 05.10.2012, OST sh.a ve ne dijeni se per vitin 2011 debia e krijuar nga moslikuidimi i ketyre faturave eshte 2,335,565,242 leke dhe interesat e llogaritura deri me 29.08.2012 jane 203,638,984 dhe per vitin 2012 debia e krijuar rezulton 1,969,517,629 leke dhe interesat e llogaritura per keto fatura deri me 29.08.2012, jane 967,358,481 leke.
4. Shkelje te pikes 3.7.2 te Licenses se Shperndarjes, Detyrimi per Raportimin Peirodik
CEZ Shperndarje ne shkelje te pikes 3.7.2 te Licenses se Shperndarjes se Energjise Elektrike dhe pikes 3.2.2 te Licenses se Furnizimit Publik me Pakice, nuk ka sjelle brenda 31 Janarit raportin periodik vjetor lidhur me operimet e tij gjate vitit te meparshem kalendarik, qe permban permbledhjen dhe analizen e veprimtarise se shperndarjes se te licensuarit; shitjet e energjise elektrike dhe te dhenat mbi mbledhjen e faturave per vitin paraardhes; cilesine e sherbimit te shperndarjes dhe detajet e cdo mase te marre per permiresimin e sherbimit te shperndarjes ne zone; cdo keq-funksionim qe ka ndodhur gjate vitit te kaluar; cdo nderprerje te programuar dhe te pa programuar te energjise elektrike sipas niveleve te tensioni; humbjet sipas niveleve te tensionit.
Ø Shkelje e kushteve te Licenses se Furnizimit Publik me Pakice
1. Mos zbatimi i vendimeve te ERE ( pika 4.6 te Licenses).
Shqetësuese vazhdojnë te mbeten marrëdhëniet kontraktuale jo funksionale midis KESH sh.a dhe CEZ Shperndarje sh.a ne kundershtim me Vendimin 134 date 17.09.2012 te ERE per marreveshjen per shitjen e energjise elektrike mes KESH sh.a dhe CEZ Shperndarje sh.a. CEZ Shperndarje ne shkelje edhe te pikes 6.5 te Modelit te Tregut nuk ka kryer pagesa te rregullta te energjise elektrike sipas kushteve te kesaj kontrate. Sipas shkreses nr. 4230/2 Prot., date 02.10.2012, mospagesa ka kapur vleren 10.372.420.784 leke e cila duke perfshire penalitetet arrin ne 11.348.987.743 leke. Per vitin 2011 vlera e detyrimit eshte 5,511,964,243 leke dhe per vitin 2012 detyrimi eshte 4,860,420,784 leke.
Kjo ka çuar ne një situate te vështire financiare edhe kompanitë e tjera qe operojnë ne Shqipëri, te tille si Prodhuesit e Vegjël te Energjisë Elektrike por mjaft shqetësues është situata edhe ne drejtim te mospagesave ndaj Tregtareve te cilat deri me tani ka shkuar ne vlerat te medha. Kjo shkelje ka krijuar një tjetër shqetësim qe lidhet drejtëpersedrejti me sigurinë e furnizimit me energji elektrike ne vend pasi ne kushtet e vështirësisë financiare me te cilat po përballen këto operatore, nuk janë kryer investimet e pritshme për vitin 2012, çka gjithashtu i ka ekspozuar këto ne mospërmbushjen edhe te detyrimeve ndaj donatoreve.
Moszbatimi i pikes 4.7 te Licenses se Furnizimit Publik me Pakice.
Ne baze te pikes 4.7 te Licenses se Furnizimit Publik me Pakice, CEZ Shperndarje eshte pergjegjese per zbulimin dhe parandalimin e vjedhjes se energjise. Nga te dhenat periodike te derguara nga vete kompania verehet se humbjet totale ne rrjet jane rritur ne vite, duke arritur ne 50% per vitin 2012.
Shkelje e pikes 6.10, te Licenses se Furnizimit Publik me Pakice,- Trajtimi i ankesave
Konstatohet qe CEZ Shperndarje ne pjesen me te madhe te rasteve eshte ne shkelje te detyrimit te vene ne piken 6.10 te Licenses se Furnizimit Publik me Pakice ne te cilen percaktohet se i Licensuari do te marre ne konsiderate çdo ankese dhe do t’i pergjigjet me shkrim ankuesit per ta keshilluar nese ankesa e tij/saj eshte pranuar apo refuzuar, brenda 15 diteve pune nga marrja e saj. Nga monitorimet ne vend konstatohet se ky afat ne pjesen me te madhe te rasteve nuk respektohet.
4. Shkelje e pikes 6.11 te Licenses se Furnizimit Publik me Pakice – Respektimi i udhezimeve te ERE per zgjidhjen e ankesave
CEZ Shperndarje nuk respekton udhezimet e detyrueshme te ERE persa i perket zgjidhjes se ankesave ashtu sic percaktuar ne pikes 6.11 te Licenses se Furnizimit Publik me Pakice, ku percaktohet se ne rast se i Licensuari nuk pergjigjet brenda periudhes se treguar ose pergjigja nuk e kenaq ankuesin, ankesat, aplikimet dhe propozimet mund t’i adresohen ERE-s. Nese ERE, pas marrjes se mendimit te te Licensuarit, vendos se ankesa specifike eshte e justifikuar, do t’i jape te Licensuarit udhezime te detyrueshme. Bashkelidhur tabela e perpunuar me te dhenat e ankesave te paraqitura ne ERE.
5. Shkelje e pikes 3.1 te Licenses se Furnizimit Publik me Pakice – Shkeleje e legjislacionit
Nga ana e ERE eshte monitoruar dhe verifikuar ne vend problematika e mungeses se energjise ne disa zona dhe konkretisht:
– Zona Shkoder, Komuna Bushat;
– Zonen e Peshkopise, Kukesit;
– Komunen Kolsh, Rrethi Lezhe;
– Komuna e Postribes, Rrethi Shkodres;
– Tirane, N/Stacioni Uzina Dinamo e re
Bazuar ne Kontraten e Furnizimit me Energji Elektrike per Klientet Familjare dhe Jofamiljare, neni 2, pika 1, CEZ Shperndarje ka per detyre qe te siguroje furnizimin e panderprere me energji elektrike te te gjithe konsumatoreve qe kane permbushur detyrimet e kontrates se furnizimit me energji elektrike ndaj kompanise. Megjithe trajtimin nga ana jone nepermjet shkresave te derguara CEZ Shperndarje Sh.a., dhe takimeve me perfaqesuesit e Kompanise, nga ana e tyre nuk eshte marre asnje mase per nderprerjen e kesaj praktike duke vazhduar nderprerjen e energjise elektrike ne zona te ndryshme te vendit.
Me gjithe sa me siper evidentuar me qellim perfundimin e ketij procedimi nga Bordi i Komisionereve te ERE, gjate periudhes ne vijim mund te organizohen monitorime prane CEZ Shperndarje sh.a, per te verifkuar me tej vperimet e CEZ Shperndarje ne funksion te zbatimit te kushteve te licenses dhe kushteve te tjera te sherbimit sipas kuadrit rregullator ne fuqi, sipas programeve te monitorimit bashkelidhur.
Ne perfundim duke konsideruar/konstatuar se CEZ Shpërndarje ka shkelur Licensen e Shperndarjes se Energjise Elektrike, te miratuar nga Bordi i Komisionereve te ERE me Vendimin nr. 8, date 25.01.2008, te ndryshuar dhe Licenses se Furnizimit Publik me Pakice te Energjise Elektrike te miratuar nga Bordi i Komisionereve te ERE me Vendimin nr. 09 date 25.01.2008, i ndryshuar dhe shkeljet e mesiperme janë te gjitha fenomene te evidentuara edhe me pare ne kohe ( përfshirë vitin 2011 e gjate gjithe vitit 2012), per te cilat ERE eshte shprehur ne vazhdimesi dhe qe CEZ Shperndarje ka deshtuar ne permbushjen e tyre me gjithe kohen e mjaftueshme dhene nga ERE, i propozojmë Bordit te Komisionerëve te ERE-s qe:
Bazuar ne Ligjin nr. 9072 “Per sektorin e energjise elektrike”, date 22.05.2003, te ndryshuar, neni 18 pika 1 a), Rregulloren per Heqjen e Licenses te miratuar me Vendim te Bordit te Komisionereve te ERE nr. 68, date 04.11.2005, neni 5, 6, 7 dhe 8 i tij, Licenses se Shperndarjes se Energjise Elektrike dhe Licenses se Furnizimit Publik me Pakice, Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike te Konsumatoreve Familjare dhe Jo – Familjare, Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike mes KESH sh.a dhe CEZ Shperndarje sh.a dhe Marreveshjes se Transmetimit mes OST sh.a dhe CEZ Shperndarje sh.a, i propozojme Bordit te Komisionereve te ERE:
Fillimin e procedures per heqje te licensave te shperndarjes se energjise elektrike dhe furnizimit publik me pakice te energjise elektrike shoqerise CEZ Shperndarje sh.a.
Ngarkohet Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes se Konsumatorit te njoftoje CEZ Shperndarje per Vendimin e Bordit te Komisionereve te ERE.
CEZ Shperndarje ka te drejten per te kthyer pergjigje me shkrim brenda 30 diteve nga marrja e njoftimit, ne baze te nenit 18 te Ligjit 9072, date 22.05.2003 “Per sektorin e energjise elektrike”, te ndryshuar dhe nenit 8 te Rregullores se Heqjes se Licenses.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.