Gazeta e mirnjohur britanike Times ka referuar se kompania gjigande amerikane Coca Cola ka paguar për shkencëtarët anglezë me miliona sterlina në mënyrë që ti nxisë ata të deklarojnë se pijet që përmbajnë sheqer nuk shkaktojnë obezitet apo mbipeshë tek njeriu.
Nuk ka kaluar shumë dhe tashmë një tjetër gjigandi botëror ka filluar ‘ti dhembë koka’ menjëherë pas skandalit të kompanisë gjermane Ëolksëagen.
Gjigandi i pijes freskuese thuhet se ka lidhje me shkencëtarët të cilët hedhin dyshime mbi lidhjen midis pijes me sheqer dhe obezitetit.
Dieta e varfër i kushton NHS 6 miliard paund në vit, ndërsa kushton 70,000 jetë, me ekspertët që paralajmërojnë se rritja e konsumit të sheqerit është shkaktari.
Sponsori kryesor i Olimpiadës, Kupës së Botës Fifa dhe Kupës Botës për Rugby, ka shpenzuar 4.68 milion paund për European Hydration Institute (EHI), i cili rekomandon që njerëzit të konsumojnë pije të buta gjatë sportit të llojit të shitur nga Coca-Cola, raporton Times. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që të rriturit me indeks të masës trupore normale të konsumojnë vetëm 25g (gjashtë lugë caji) sheqer total në ditë.
Në të gjithë botën, Coca-Cola ka shpenzuar shuma të mëdha për financimin e kërkimit shkencor dhe organizatave jofitimprurëse, përfshirë më shumë se 120 milion dollarë që nga 2010 vetëm në Amerikë.