“Kontribuues kryesor në rritjen e aseteve të sektorit ishte rritja e kredive bruto, që kryesisht financohet nga huamarrjet në sektorin e jashtëm, e që dominojnë strukturën e përgjithshme të aseteve të sektorit mikrofinanciar me 75.4 përqind), pasuar nga lizingjet me 14.5 përqind”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.
Aktiviteti kreditor i sektorit mikrofinanciar gjatë tremujorit të parë të vitit 2017 u karakterizua me rritje të theksuar të vlerës së kredive prej 33.6 përqind.
“Ekonomitë familjare, që kanë një pjesëmarrje prej 65.2 përqind në gjithsej kreditë e sektorit, u karakterizuan me rritje vjetore prej 34.4 përqind. Gjithashtu, kreditë ndaj ndërmarrjeve, që përfaqësojnë 34.8 përqind të gjithsej kredive të sektorit, shënuan një rritje vjetore prej 32.3 përqind.
Sa i përket kredive të lëshuara, kategoria ndaj ‘sektorëve tjerë’ shënoi rritjen më të lartë vjetore, pasuar nga bujqësia, tregtia, ndërtimtaria dhe industria”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.
/KosovaPress?
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.