Rreth 63.8 miliardë lekë ose rreth 635 milionë dollarë kanë arritur asetet e dy fondeve të investimeve të kontrolluara nga Raiffeisen ndërkohë që numri i antarëve që kanë investuar në këto fonde ka arritur në 33 179.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka njoftuar së fundi se gjatë periudhës janar-shtator 2014, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.
AMF në një deklaratë për mediat njofton se sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.09.2014, vlera neto e aseteve të fondeve, arriti mbi 63.80 miliardë lekë me një rritje prej 26.76% krahasuar me 31.12.2013.
Po ku i investon paratë Fondi? AMF thotë se ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare të cilët përbëjnë 77.49% të aseteve të fondeve, me rritje prej 17.21% krahasuar me 31.12.2013. Numri i anëtarëve që kanë investuar në fondet e investimit më 30.09.2014 është 33,179.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.