Ja cilat janë kompanitë kryesore të distribucionit në vend dhe ecuria në 2012…
Kompanitë e distribucionit, të përqendruara në segmentin FMCG (mallrat që lëvizin shpejt nga raftet) janë ato që e kanë ndier më shumë tkurrjen e konsumit gjatë 2012-s, duke mos regjistruar në përgjithësi rritje, apo duke u zgjeruar minimalisht, sipas të dhënave të xhiros që janë bërë publike nga tatimet.
Kompania më e madhe FMCG në vend për 2012-n rezultoi “Inter Distribution Service”, pjesë e Grupit Infosoft, me një xhiro prej 12.4 miliardë lekësh (12.7% rritje), duke ia kaluar në renditje sipërmarrjes “Alfa”, që në 2011-n ishte e para ndër distributorët. Kjo e fundit e ka tkurrur aktivitetin me 18%, në 19.2 miliardë lekë në 2012-n.
E dyta renditet “Agna”, që ka arritur të ketë të njëjtin qarkullim si në 2011-n, në 11.25 miliardë lekë.
Edhe “Marketing&Distribution” nuk ka arritur të zgjerohet, duke rezultuar me një xhiro prej 10.9 miliardë lekësh në 2012-n.
Si grupe, “Agna” + “Alfa” janë më i madhi në këtë segment, me një qarkullim të kombinuar prej 20.6 miliardë lekësh, me një rënie vjetore prej 8.7%.
Kompanitë e grupit “Infosoft” (“Inter Distribution Service”, “Interbrands” dhe “Inter Trade & Distribution”) kishin një xhiro të kombinuar prej 15.3 miliardë lekësh, me një rritje prej 10%, si rrjedhojë e performancës së mirë të “Inter Distribution Service”).
“Marketing&Distribution”, së bashku me kompaninë simotër, “Interas Group” realizuan një xhiro prej 15.3 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 3.2%, kryesisht si rrjedhojë e performancës më të mirë të “Interas Group”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.