Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të Regjistrimit të Bujqësisë 2014, i cili konsiderohet si regjistrimi i parë bujqësor pas 54 vitesh.
Rezultatet përfundimtare të këtij regjistrimi përfshijë të dhëna për 34 komunat e prezantuara në nivel komunal, rajonal dhe të Kosovës.
Derisa katër komunat veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovica e Veriut nuk janë prezantuar me të dhëna për shkak të mospjesëmarrjes së këtyre komunave në regjistrimin e bujqësisë.
Të dhënat nga ky regjistrim do të sigurojnë informata të besueshme dhe gjithëpërfshirëse që shërbejnë si parakusht për vendime strategjike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.