Indeksi i aksioneve aziatike shënoi rënie mëngjesin e kësaj të premteje.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 0.2 për qind, ndërsa gjatë gjithë javës shënoi një rritje mesatare prej 1.45 për qind.
Indeksi i aksioneve Nikkei, N225, ra me 0.6 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze, CSI300, ra me 0.2 për qind, ndërsa gjatë gjithë kësaj jave shënoi një rritje prej 2.2 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng, HSI, ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e sotëm, ndërsa gjatë gjithë kësaj jave shënoi një rritje prej 1.8 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.6 për qind në 1,569.42 pikë.
Indeksi i aksioneve JPX-Nikkei 400 ra me 0.6 për qind në 13,997.82 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.