Kjo marrëveshje që do të vlejë 1.1 miliardë paund, u konfirmua nga firma britanik shitja e degës së antibiotikëve tek prodhuesi amerikan i ilaçeve.
AstraZeneca ka rënë dakord të shesë degën e tij të antibiotikëve Pfizer, kompania amerikane e prodhimit të ilaçeve që dështoi në ofertën e saj të parë para dy vitesh.
Në një marrëveshje që mund të vlejë më shumë se 1.5 miliardë dollar, grupi farmaceutik britanik tha se do ta shiste biznesin e fazën së vonë molekulare në shumicën e tregjeve jashtë Amerikës, Pfizer-it.
Pfizer do të parapaguaj një këst pre 550 milion dollarësh kur marrëveshja të përfundojë në fund të këtij viti dhe një pjesë tjetër prej 157 milionë dollarësh në Janar të 2019. Kompania amerikane do të paguajë një shumë deri në 250 milionë dollar kur të arrihet piketa të caktuara dhe 600 milionë dollarë pagesa që lidhjen me shitjet, shtuar dhe tarifat për ilaçe të caktuara.
AstraZeneca refuzoi një ofertë të papëlqyeshme prej 69 miliardë paund nga Pfizer në maj 2014. Kjo u bë për shkak të kundërshtimit nga ana e politikanëve dhe shkencëtarëve britanikë se marrëveshja do të zhvlerësonte Britaninë si qendra kryesore e kërkimeve.