Fytyra e re e kryeqytetit grek në disa ndalesa që nuk duhet t’i humbni kurrsesi.
Muze me arkitektura inovative, lagje që kanë rilindur, stile jete që po ndryshojnë…
Një metropol që nuk e humb identitetin e tij por që po mbështet një tjetër…
Stavros Niarchos Foundation Cultural Center
630 milionë euro investim, në një sipërfaqe 21 hektarë dhe më shumë se 3 milionë vizitorë në 2017-n. Këto janë disa shifra të një prej projekteve më të rëndësishëm në Europë, që mban firmën e arkitektit Renzo Piano. I ndërtuar përpara detit në zonën Kallithe, nëpërmjet një marrëveshje mes shtetit dhe fondacionit Stavros Niarchos, sot është një pjesë e rëndësishme kulturore në Athinë. Në të përfshihet Libraria Kombëtare, Teatri Kombëtar i Operës dhe një park me më shumë se 1500 pemë. Në “Niarchos”, siç e quajnë athinasit, janë mbajtur vitin e kaluar 3500 shfaqje falas.
Libraria Kombëtare Greke ka një sipërfaqe më shumë se 24 mijë metra katrorë, me hapësira kushtuar leximit, kërkimit, seminareve dhe argëtimit për studentët dhe familjet. Në krah të saj është Teatri Kombëtar i Operës, një nga hapësirat teknologjike më të avancuara në Europë. E gjithë kjo plotësohet nga një restorant në katin e parë, një bar panoramik dhe tre skulptura gjigante kinetike. Një autobus niset çdo 30 minuta nga sheshi Syntagma për në Stavros Niarchos Foundation Cultural Center.
Stavros Niarchos fitoi në 2017-n European Solar Prize Awards, çmim ndërkombëtar për qëndrueshmërinë mjedisore. Çatia prej 10 mijë metra katrorë, e madhe sa një fushë futbolli, peshon më shumë se 3500 tonë dhe mbledh energji nëpërmjet 5700 paneleve diellore.
Onassis Cultural Centre
Nëse lini pas Pireun dhe përshkoni Syngrou Avenue do të shkoni në Onassis Cultural Centre. Në këtë strukturë, e përuruar në 2010, ndodhen dy teatro (Aristotele Onassis dhe Cristina Onassis); një hapësirë për instalacione dhe shfaqje të përkohshme për artistët e rinj dhe një hapësirë me një program të pasur edukativ kushtuar fëmijëve dhe familjeve. Në katin e parë ndodhet një bar, ndërsa në të shtatin restoranti i bukur Hytra, me pamje të veçantë në Akropoli dhe Licabetto.
Muzeu Benaki
Benaki Museum është një ndërtesë që ndodhet në 138 Pireos St, një aks i rëndësishëm komunikimi që lidh qytetin me detin. Muzeu, në të cilin mbahen koncerte dhe shfaqje teatrore, shtrihet në një sipërfaqe 10 mijë metra katrorë. Ai u ristrukturua tërësisht nga një grup arkitektësh grekë, të cilët kanë përdorur konceptin e “ndarjes” së hapësirave të mëdha të përbashkëta, rreth një sheshi modern.
Lagjja Gazi
Në Athinën e re ka hapësirë për të shëtitur edhe në lagje që nuk janë sigurisht të reja, por kohët e fundit janë gjallëruar. Ndër to është Gazi, “lagjja e mbushur me të rinj dhe art”. Emri i saj vjen nga fabrika e gazit që u ndërtua në këtë rrip toke pranë qendrës në vitin 1864. Në vitin 1999 u themelua Technopolis, qendra më e rëndësishme kulturore e qytetit. Sot në zonë numërohen më shumë se 30 teatro dhe një numër i madh baresh, restorantesh dhe kinemash të hapura.
Muzeu i Akropolit
Muzeu i ri i Akropolit është një ndërtesë me arkitekturë bashkëkohore me sipërfaqe 25 mijë metra katrorë dhe një hapësirë ekspozuese 14 mijë metra katrorë të shpërndarë në tre kate. Bernard Tschumi, arkitekti i saj, dëshironte që vizitorët të mund të vëzhgonin gjetjet me vlerë, por duke pasur përpara syve edhe Akropoli, që shihet nga çdo kënd i muzeut. Çdo javë organizohen guida falas me arkeologë të muzeut që u përgjigjen gjithë pyetjeve për të cilat mund të jeni kureshtarë.
Vëmendje meriton edhe lokali i Muzeut të Akropolit në katin e fundit. Këtu mund të shijoni një kafe apo ndonjë pjatë të shijshme, duke mos e humbur asnjëherë nga shikimi Panteonin. Çdo të premte ju mund të shijoni një darkë nën tingujt e muzikës xhaz.
Të gjithë rrugët të çojnë te Syntagma
Është një ndër sheshet më të famshme dhe më të rëndësishme të Athinës, që dominohet nga ndërtesa e Parlamentit dhe nga Evzones, rojet e nderit me fustanella dhe nga këpucët e veçanta. Sheshi është një ndër atraksionet kryesore të qytetit. Dyqanet, lokalet me ushqim nga gjithë bota dhe mijëra njerëz e bëjnë këtë vend një udhëkryq që nuk duhet ta humbisni.
Ushqimet për të mos u humbur
Nëse ju merr uria rrugëve provoni Koulouri. Më të mirat thuhet se blihen në zonën Psirri.
Souvlaki Pita
Bukur