ATK rinis shpërblimet për kuponë fiskalë

03/07/2018 2:37 PM 0 komente

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se nga data 1 Korrik 2018 të gjithë qytetarët mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskalë.

Sipas njoftimit të ATK’së, aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM2/2018, fillon nga data 1 Korrik 2018 dhe vazhdon deri me 31 Korrik 2018.

”Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”, njofton Administrata Tatimore e Kosovës.

Fituesit potencialë, siç njoftohet do të rimbursohen me dhjetë për qind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €), raporton 21.

“Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro (250€ )”, njofton ATK, duke shtuar se tërheqja e numrave fitues do të bëhet në njërën nga data e dhjetëditëshit të parë të muajit gusht.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz