Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shtuar të ardhurat vjetore në vitin 2015 për afër 30 milionë euro, krahasuar me një vit paraprak. Kështu është thënë në një konferencë për medie nga ATK dhe Ministria e Financave.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se gjatë këtij viti është ndryshuar trendi i të ardhurave tatimore, krahasuar me vitet e kaluara.
Hoti është shprehur se edhe për vitin 2016, Ministria e Financave ka një plan ambicioz për rritjen e të hyrave të rregullta, pa llogaritur inkasimin e borxheve. / kosova press
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.