Atraksione turisktike që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë

01/11/2018 1:01 PM 0 komente

Të gjithë kemi dëgjuar për Kullën Eifel, Taj Mahalin të cilët janë të tejmbushur me turistë. Por ka gjithashtu një numër të lartë vendesh dhe pikash turistike të cilat edhe pse ndoshta jo shumë të dëgjuara në mbrë botën kanë një numër të lartë vizitorësh. Këtu mund të përmendim për shembull ishullin piktoresk të Jejudos në Korenë e Jugut, që është një ishull shumë i famshëm. Këtë gjë e vërteton edhe numri i lartë i fluturimeve nga Aeroporti Ndërkomëbtar i Seulit në Aeroportin Ndërkombëtar të Jeju-it. Ky konsiderohet edhe si itinerari ajror më i ngarkuar në botë, me numrin më të lartë të pasagjerëve.

Më poshtë do të njiheni me 13 atraksione të tjera turistike, të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë:

Yungang Grottoes (Kinë)

Shtetet e lindjes janë të njohura për atraksionet turistike që kanë, ku mund të përmendim Murin e Madh Kinez, Ushtrinë prej Terrakote etj. Por ka edhe vende si Grottoe Yungang, të cilët edhe pse për kinezët mund të jenë të njohur për ojesën tjetër të botës janë të panjohura.

Në afërsi të qytetit të Datongut, në krahinën veriore të Shanxit, ndodhet Yungang Grottoes, një prej vendeve të ruajtura nga Trashëgimia Botërore e UNESKO-s. Këtu ndodhen rreth 51 mijë statuja të Budës, të vendosura në 252 shpella. Unesco e përshkruan një vend të tillë si një prej trashëgimive më të mëdha të botës të shekullit të pestë dhe të gjashtë.

Parku Kombëtar i Bukhansan (Koreja e Jugut)

Nëse do të jetonit në një shtet me popullsi shumë të lartë, ndoshta një prej dëshirave më të mëdha do të ishte të kalonit disa ditë në një mjedis të gjelbër, të qetë dhe larg zhurmave. Këtë gjë ia mundëson banorëve të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Parku Kombëtar i Bukhansan.

Parku Kombëtar i Gunung Mulu (Malajzi)

Shpella më e madhe në botë gjithmonë do të tërheqë një numër të lartë turistësh, siç edhe ajo e bën vit pas viti. Shpella Saraëak është shpella më e madhe në botë për nga sipërfaqja dhe e dyta në botë për nga volume pas asaj të Miaos në Kinë. Por shumë pak mund ta dinë se ajo ndodhet në Parkun Kombëtar të Gunung Mulu, në shtetin e Sarawakut në ishullin Borneo.

Parku Kombëtar Mammoth Cave (SHBA – Kentucky)

Labirinti nëntokësor më i gjatë në botë ndodhet në Parkun Kombëtar “Mamooth Cave”, afër Broënsville në Kentucky qendrore, SHBA. Ky labyrinth është rreth 725 kilometra i gjatë. I listuar si një prej vendeve që ruhen nga Trashëgimia Botërore e Unesco që nga viti 1981, ai tërheq më shumë se gjysmë milioni vizitorë çdo vit.

The Thing (SHBA – Arizona)

Nga atraksionet më të bukura tek ato më qesharaket, ku bën pjesë edhe kjo e fundit. Reklamat për “The Thing” janë të shumta, në 247 shenja rrugore nga El Pasos në Teksas dhe Tucson në Arizona përmendet edhe “The Thing”, që nuk është asgjë me shumë se një stacion i vjetër karburanti, ngjitur me një muze ku janë ekspozuar makina të vjetra të mbytura, makineri të llojeve të ndryshme, një mumje e frkshme me arkivol xhami. Lajmi i mirë në këtë publicitet të hiperbolizuar është se kosotoja e biletës hyrëse është vetëm 1 dollarë.

Muzeu kanadez për të Drejtat e Njeriut (Kanada – Manitoba)

Shumica e muzeve “kombëtare’”të Kanadasë gjenden në pjesën qendrore të saj në qytete të tilla si Ottaëa apo Quebec. Në fakt, vetëm një muze kombëtar ndodhet jashtë kësaj zone, dhe ai është pikërisht Muzeu Kanadez për të Drejtat e Njeriut, i cili ndodhet në Ëinnipeg, kryeqytetin e provincës qendrore të Manitobas.

I hapur për turistët në vitin 2014, ai ka rezultuar të jetë shumë i suksesshëm sepse ka tërhequr një numër të lartë turistësh, duke qenë se disa prej temave kryesore të ekspozuara në të janë Holokausti, genocidi i Ruandës dhe mënyra sesi u trajtuan njerëzit e Inuit. Por është gjithashtu një institucion i shkëlqyer, thellësisht i thellë – dhe galeritë e tij janë të mbushura me kanadezët e njohur.

Parku Kombëtar i Waimea Canyon (SHBA – Hauai)

Disa prej vendeve më bukura të Hauaiut janë shumë të famshme, të tilla si Waikiki Beach, Parku Kombëtar i Vullkaneve të Hauait, Pearl Harbor. Ndërsa ndryshe nga këto që sapo përmendëm, Parku Kombëtar i Waimeas edhe pse nuk është shumë i njohur është një prej më të bukurve të kësaj zone, që ndryshe njihet edhe si “Kanioni i Madh i Paqësorit”.

Kepi i Veriut (Norvegji)

Ne të gjithë e dimë se ku ndodhet Kepi i Shpresës së Mirë, Kepi Horn, etj. Por shumë të rralë mund të jenë personat dhe madje edhe vetë gjeografët që mund ta dinë se ku ndodhet kepi i Veriut. Ky i fundit ndodhet në Norvegji dhe ka një prej peisazheve ëm të bukura në botë.

Katkombet e Parisit (Francë)

Kulla Eifel, Notre Dame, etj janë shumë të njohura në Francë. Por shumë pak mund të njohin Katakombet e Parisit kur shkojnë në këtë qytet, që edhe pse nuk cilësohet si një prej vendeve më të vizituara të Parisit, gjithsesi ka një numër të konsiderueshëm vizitorësh.

Atraksionet të tjera turistike janë edhe ishulli i Guvernatorit në Nju Jork, SHBA; qyteti i njohur si Colonia del Sacramento në Uruguai; muzeu i artit impressionist, The Neue Pinakothek në Gjermani dhe fari i Moncloas në Spanjë.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of