Në botë ekzistojnë disavende të bukura ‘përrallore’, ku njerëzit mund të jetojnë me fare pak shpenzime po ama sin ë parajsë.
Lexoni më poshtë dhe mësoni se për cilat vende bëhet fjalë!
Mendoza, Argjentine
Ky vend gjendet në zemër të Argjentinës. Është një vend i bukur dhe me ekonomi të fortë lokale, për shkak të bizneseve të reja. Një apartament në qendër të qytetit kushton vetëm 380 dollarë në muaj.
Këtu për të blerë një apartament ju nevojiten vetëm 60,000 dollarë. Një shishe e mirë verë kushton 4 dollarë dhe një shishe birrë 1,40 dollarë. Paga minimale aty është 8 dollarë për orë.
Chiang Mai, Tajlandë
Chiang Mai ka klimën më të mirë në të gjithë Azinë. Është një qytet malor i pasur me kulturë, ushqim të mirë dhe fqinj miqësor. Është një vend ku mund të jetoni mirë me pak dollarë.
Një apartament në qendër të qytetit kushton 250 dollarë në muaj, një shishe e mirë verë 13 dollarë, ndërsa paga minimale e Tajlandës është 2.87 dollarë për orë.
Corozal, Belize
Ky është një qytet ku banorët dëshirojnë vetëm të relaksohen. Është një vend i përsosur për meditim dhe joga, ka plazhe të bukura, restorante me ushqime të shijshme, dhe është shumë i përballueshëm.
Një apartament në qendër të qytetit kushton $190 në muaj. Blerja e një apartamenti me dy dhoma gjumi kushton115,000 dollarë. Një shishe e mirë verë kushton 12 dollarë, dhe paga minimale e Belizës është 2.92 dollarë.
Puerto Vallarta, Meksikë
Meksiko ka shumë vende të vogla ku mund të jetoni me pak para, por Vallarta i mund të gjithë ata. Është një vend me natyrë të bukur, shumë romantik, dhe ka një turizëm të mirë.
Marrja me qira e një apartamenti në qendër të qytetit kushton 450 dollarë në muaj. Blerja e një shtëpie tradicionale kushton 55,000 dollarë. Një shishe e mirë verë kushton 7.50 dollarë, dhe paga minimale është 8 dollarë për orë.