Dietë për SUV-in
Në Ingolstadt janë duke u përgatitur për më shumë se një risi në kategorinë e suksesshme të modeleve SUV. Nga gjysma e vitit duhet të vijë në treg gjenerata e dytë e Q5, SUV-i rreth 4 metra e 60 cm, e prezantuar fillimisht në vitin 2008 (dhe në të njëjtën kohë mund të debutojë edhe Q1: shikoni përmbledhjen në faqen në krah). Baza mekanike është platforma modulare (Mlb Evo) për motorët gjatësorë, e përdorur tashmë për Q7. E nëse për këtë të fundit çeliku dhe alumini me rezistencë të lartë kanë lejuar reduktimin e peshës me më shumë se 300 kg, pesha e Q5 mund të ulet me afro njëqind. Nën kofano do të gjejnë vend motorët me katër dhe gjashtë cilindra të grupit Volkswagen, që do të ofrohen edhe në versionet më të gjalla për versionet e mëvonshme SQ5 dhe RS Q5. Versioni i parashikuar hibrid plug-in duhet të përdorë motorin 2.0 TFSI me 252 kf, që do të kombinohet me dy motorë elektrikë, një në çdo aks. Nga Q7, SUV-i i ri trashëgon edhe disa detaje stilistike, që shkrihen gjuhën stilistike të shprehur nga koncepti e-tron, i prezantuar në Sallonin e fundit të Frankfurtit dhe i destinuar të kthehet në një model të vërtetë në seri, i quajtur Q6. Ndër to përmbendim maskerinën single-frame tridimensionale, e kufizuar nga fenerët LED Matrix (opsion shtesë, natyrisht), profili anësor i skalitur dhe një pamje e përgjithshme më dinamike. Edhe brenda frymëzimi kryesor ka qenë Q7. Me kërkesë do të ofrohet një cockpit virtual, tashmë i pranishëm tek modelet e reja TT dhe A4.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.