Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) me marrjen e informacioneve nga burimet e ndryshme operacionale dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Pejës menjëherë në mënyrë efikase dhe efektive ka filluar me hetime preliminare kundër furrëtarëve të cilët afarojnë në Komunën e Pejës, me dyshim për ngritjen e çmimit të bukës nga 30 cent në 40 cent. Dyshimet fillestare janë se furrëtarët kanë ngritur cmimet në bashkërendim duke u mbledhur në një nga lokalet e Pejës, e i cili veprim është i ndaluar dhe i ndëshkuar nga Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Marreveshjet e shkruara apo të bashkërenduara (gojore) ndërmjet afaristëve të cilat kanë për qellim të ngritjes dhe fiksimit të çmimeve konsiderohet si Kartel, e të cilat janë të ndaluara dhe të ndëshkuara nga Ligji në fuqi.
“Sot inspektorët hetues të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës kanë bërë monitorimin dhe hetimin e këtij tregu përkatës, të tregut gjeografik (Komuna e Pejës) dhe të tregut të produktit (bukës), me ç’rastë kanë mbledhur informata fillestare, për ngritjen e procedurave hetimore kunder furrëtareve afarist që operojnë në Komunën e Pejës.
Autoriteti i Konkurrencës do t’i vlerësoj dëshmitë dhe faktet e mbledhura nga inspektorët hetues nga tereni për të vendosur më tutje për procedurat ligjore kundër pjesëmarrësve në Kartel”, njofton AKK.
Masat ndëshkuese për nxenjën e Kartelëve janë 10 për qind të carkullimit vjetor të operatorit pjesëmarrës. /Gazeta Ekonomia
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.