Sot Autoriteti i Konkurrencës ka publikuar një njoftim paraprak mbi kërkesën për autorizimin e përqëndrimit të kontrollit për rastin: Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes – CEZ A.S. Ministria e Industrisë dhe Energjetikës ka njoftuar në datën 15 Shtator 2014 Autoritetin e Konkurrencës për marrjen e procedurave të nevojshme për autorizimin e përqëndrimit nëpërmjet “marrëveshjes për zgjidhje me mirëkuptim” e nënshkruara ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ a.s, më datë 23 Qershor 2014 dhe e miratuar me ligjin nr114/2014, datë 31.7.2014, me objekt transferimin e aksioneve nga shoqëria CEZ a.s te Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes”.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, Autoriteti njofton se rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenet 2, 10, pika 1, shkronja b) dhe 12, pika 1 të Ligjit “Per mbrojtjen e konkurrences”. Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet duhet të paraqiten jo më vonë se 15 ditë nga publikimi i këtij njoftimi. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me fax (nr 0355 4 2234 497), me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr “Sami Frashëri”, Nr 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën [email protected]
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.