Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçicc, në kuadër të projekteve që prezantoi në Berlin përmendi edhe autostradën Nish-Prishtinë.
Kjo autostradë ishte kërkuar gjatë bisedimeve në Bruksel nga kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili kërkesën ia kishte prezantuar Baroneshës Catherine Ashton, por që nga atëherë nuk ka pasur diçka konkrete.
“Është i rëndësishëm edhe projekti për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë, i cili është i rëndësishëm edhe për serbët edhe për shqiptarët” ka thënë Vuçicc.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.