Prej të paktën tre ditësh qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan ka shfaqur probleme për shkak të një masivi shkëmbor që ka rrëshqitur mbi rrugë. Problematike ka qenë kalimi për mjetet që kalojnë nga Elbasani drejt Tiranës kurse për ato anasjelltas kalimi ka qenë normal.
Sot ARRSH bëri me dije se kalimi mund të bëhet pa problem në të dyja kahet pasi është krijuar një bypass provizor i cili do të jetë funksional deri në lirimin e plotë të rrugës.
“Sot ARRSH dhe Policia Rrugore kane hapur bypass-in provizor për kalimin e automjeteve në sensin Elbasan-Tirane dhe Tirane-Elbasan me nje kalim. Automjetet që vijnë nga Elbasani nuk është e nevojshme ti bien Kerraba por mund të përdorin bypass-in. Është vendosur sinjalistika përkatëse dhe ka shërbime të shtuara të punonjësve te ARRSH dhe Policisë në terren për udhëzimin e drejtuesve te automjeteve. ARRSH dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje qytetareve që do të përdorin këtë aks të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur” thuhet në njoftim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.