Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme, duke lënë pas humbjen e thellë që shënuan më 18 janar.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.1 për qind, duke lënë pas humbjen e thellë prej 1.5 për qind të shënuar një ditë më parë. Ato u tregtuan me 53.07 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.2 për qind duke u tregtuar me 55.82 dollarë për fuçi.
Indeksi i arit ra me 0.2 për qind duke u tregtuar me 1.234.16 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.