Aksionet aziatike avancuan mëngjesin e kësaj të marte.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.9 për qind, duke shënuar një tjetër rekord të lartë rritjeje.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, avancoi me 1.4 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, shkoi në nivlin e tij më të lartë të shënuar që prej vitit 1991. Ai avancoi me 1.2 për qind në 24,099.32 pikë.
Edhe indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng, HSI dhe indeksi i aksioneve të Singaporit, STI, shënuan një rekord rritjeje, më të lartin e këtyre 10 viteve të fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.