Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme, të mbështetura kryesisht nga shtyrja e ndërprerjes së prodhimit si pasojë e mbingopjes së tregut deri në tremujorin e parë të vitit 2018.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, brent, u rritën me 13 cent dhe u tregtuan me 54.28 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 10 cent dhe u tregtuan me 51.57 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.