Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane avancoi, duke treguar se kapitalet do të tërhiqen pas rënies të së enjtes.
Kontratat e së ardhmes për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në qershor u rritën 0.4 për qind në 3,649 në Londër. Aksionet ranë të enjten teksa të dhënat treguan se prodhimi i euro-zonës u zgjerua me një ritëm më të ngadaltë në prill, dhe Ericsson AB udhëhoqi aksionet e teknologjisë drejt një niveli më të ulët. Indeksi Stoxx Europe Indeksi 600 është rritur 19 për qind në 2015, dhe së fundi arriti një rekord në 15 prill. Ai u rrit dy ditët e para të kësaj jave, teksa rezultatet nga SAP SE dhe Actelion Ltd. kryesuan projektimet e analiztëve dhe banka qëndrore e Kinës përforcoi masat e stimujve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.