Avancojnë çmimet e naftës

17/03/2017 9:19 AM 0 komente

Çmimet e naftës së papërpunuar avancuan mëngjesin e ditës së sotme.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 5 cent ose me 0.1 për qind dhe u tregtuan me 51.79 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 10 cent ose me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 48.85 dollarë për fuçi.

Edhe indeksi i çmimeve të arit u rrit me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,227.8101 dollarë për onz.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz