Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme, duke lënë pas humbjet e mëdha të shënuara gjatë javës së kaluar.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritëm me 26 cent ose me 0.5 për qind, duke u tregtuar me 49.88 dollarë për fuçi. Edhe pse shënuan rritje gjatë mëngjesit të sotëm, ato gjithsesi u tregtuan poshtë çmimt 50 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 30 cent ose me 0.6 për qind. Ato u tregtaun me 52.26 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.