Shumica e aksioneve aziatike u rritën, pasi indeksi referencë rajonal i dha fund rënies së tij të parë mujore në katër muaj, ndërsa investitorët vlerësuan nëse politikëbërësit kinezë do të intensifikojnë stimuj pas raporteve që tregojnë rritje më të ulët të prodhimit.
Indeksi MSCI Asia Pacific Index (MXAP) shtpo 0.1 për qind në 148.07 në Hong Kong, me tre aksione që avancuan për çdo dy që ranë. Treguesi ra 0.6 për qind në muajin gusht, humbja e parë mujore që nga muaji prill. Qeveritë e Bashkimit Evropian ranë dakord të imponojnë sanksione të reja mbi Rusinë nëse përkeqësohet konflikti me Ukrainën. Dy tregues të prodhimit kinez dolën jashtë parashikimeve, duke sugjeruar se ekonomia më e madhe e Azisë po humbet ‘vrull’.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.