Dollari amerikan e nisi mëngjesin e kësaj të premteje në rritje, por gjithsesi nuk është se u largua shumë nga niveli i tij më i ulët i shënuar një ditë më parë si pasojë e pasigurisë së shkaktuar nga Rezerva Federale në lidhje me lëvizjen e rradhës për rritjen e normave të interesit.
Industria prodhuese shënoi rritjen e sa më të lartë në këto 33 vitet e fundit.
Dollari amerikan u rrit me 0.2 për qind dhe u këmbye me 113.41 dollarë për jen. Por gjatë gjithë javës ai shënoi një humbje prej 0.8 për qind.
Indeksi i dollari që e krahason monedhën e gjelbër me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit, ishte në nivelin 100.49.
Monedha euro ishte në nivele të qëndrueshme. Ajo u këmbye sot me 1.0671 euro për dolalrë amerikanë.
Indeksi i arit shënoi rënie sot. Ai ra me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,237.36 dollarë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.