Zëdhënësi i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), Lamir Thaçi ka sqaruar se Gruri dhe Mielli që importohet, prodhohet dhe tregtohet në Kosovë kontrollohet rreptësisht nga AVUK-u.
Mbrëmë në një intervistë për RTV 21 zëdhënësi i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), Lamir Thaçi ka sqaruar se Gruri dhe Mielli që importohet, prodhohet dhe tregtohet në Republikën e Kosovës kontrollohet rreptësishtë nga AVUK-u dhe institucionet tjera kompetente, dhe se ato përmbushin të gjitha standardet ndërkombëtare.
Lidhur me formimin e Komisionit nga Zyra e Kryeministrit, Thaçi ka sqaruar se ajo do të formohet shumë shpejtë dhe mostrat të cilat do të merren në teren do t’i nënshtrohen edhe një ritestimi në laboratorët vendorë dhe ndërkombëtarë. Ai ka thënë se edhe në të kaluarën ka pasur testime të kohë pas kohëshme në laboratorët ndërkombëtare dhe të gjitha kanë konfirmuar se këto produkte janë të sigurta.
Lamir Thaçi ka siguruar qytetarët e Republikës së Kosovës se jo vetëm produktet e grurit dhe miellit, po edhe produktet tjera ushqimore që plasohen në tregun kosovarë i nënshtrohen procedurave strikte të kontrollit nga AVUK-ut./rtk
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.