Nuk ka vend më të mirë për t’u arratisur në ditët e ftohta dhe të zymta të dimrit sesa në një vend tropikal që është i bekuar gjatë gjithë vitit nga dielli dhe që nuk i njeh temperaturat e ulëta.
Nga parajsat tropikale deri tek qytetet e ndryshme plot sharm, zbuloni vendet ideale për t’u arratisur gjatë dimrit në Azinë Juglindore.
Krabi, Tailandë
Tailanda është shumë e njohur për plazhet e saj idilike, me rërë të bardhë, ujëra të kaltra dhe të pastra si kristali. Krabi është një prej vendeve ideale për t’u vizituar në jug Tailandën jugore, një parajsë ku ju mund të gjeni të gjitha bukuritë e përmendura më parë, si dhe do të jeni më të qetë gjatë vizitës suaj sepse, një vend i tillë nuk është shumë i njohur dhe nuk ka shumë turistë.
Nha Trang, Vietnam
Qyteti bregdetar i Nha Trang është drejtimi i duhur që ju duhet të merrni nëse doni të largoheni nga temperaturat e ulëta dhe peizazhi i zymtë i dimrit. Një prej qyteteve më me diell në Vietnam që ofron larmishmëri sportesh ujore.
Ishulli Palawan, Filipinet
Në një prej shteteve më numrin më të madh të ishujve, Palawan ende është një prej atyre që e kryeson listën si një prej vendeve më atraktive për një numër të madh turistësh. Nga plazhet idilike dhe me ujë të pastër si kristali, tek sportet e ndryshme ujore dhe nënujore, ju nuk do të mërziteni kurrë në këtë parajsë të vogël. Biodiversiteti në këtë ishull është i larmishëm.
Ishujt Nusa, Indonezi
Të shumtë janë turistët që njohin Balin, një prej ishujve më të famshëm, me plazhe ekzotike dhe peizazhe të mrekullueshme. Por të paktë janë ata që njohin ishujt Nusa të Indonezisë. Larmishmëria e botës së egër është për t’u pasur zili, nga zogjtë tek peshqit, koralet, duke e shndërruar këtë ishull në një parajsë të vërtetë. Nga plazhet tek kodra të shumta, vendet që janë për t’u zbuluar janë të shumta dhe ju presin vetëm juve.
Kampot, Kamboxhia
Kampoti në Kamboxhia është një tjetër qytet shumë i bukur i kontinentit aziatik ku ju mund të zgjidhni aktivitete të ndryshme, nga shëtitet apo ngjitjet në mal, shëtitjet përgjatë lumenjve, vizitat kulturore në qendrën e vjetër të qytetit e cila i ngjan shumë stilit të vjetër francez.
Thandwe, Myanmar
Myanmar është i njohur për trashëgiminë e tij kulturore dhe është vendi ideal për të gjithë ata të pasionuar pas historisë, por jo vetëm. Qyteti i vjetër është edhe vendi i disa prej porteve më të bukura, ku mund të përmendim Nagapolin. Këtu ndodhen edhe disa prej restoranteve më të mira në të gjithë zonën me gatime deti.
Ishulli Pangkor në Malajzi dhe Sentosa në Singapor janë gjithashtu dy destinacione të tjera të cilat duhet t’i shënoni ndër të parat në listën tuaj, sidomos nëse doni t’i largoheni të ftohtit të dimrit.