Tashmë Babagjyshi i Vitit të Ri nuk ndodhet më në Polin e Veriut, por ka lëvizur në Kinë. Ose të paktën aty janë pjesa më e madhe e “elfëve” që e ndihmojnë atë të paketojë dhuratat që do të dorëzohen në natën e 25 Dhjetorit. Shifrat, të mbledhura dhe të shpërndara nga Eurostat, u referohen importeve të lodrave të regjistruara në vitin 2016.
Një treg prej mbi 15 miliardë eurosh, 6 prej të cilave i referohen produkteve të prodhuara në një fabrikë kineze.
Në një hartë të përpiluar nga Infodatae IlSole 24 Ore, përfshinte gjithashtu importet nga një vend europian në tjetrin. Qëllimi ishte të krijohej një hartë që do t’i përgjigjej kësaj pyetje: nga ku vijnë lodrat që shiten në dyqane?
Harta tregon, sipas parazgjedhjes, të dhënat e përgjithshme mbi vlerën e importeve të lodrave nga Kina. Sa më shumë lëviz toni i një vendi drejt ngjyrave të ngrohta, si e kuqe që ngjyros Kinën, aq më e madhe është vlera në euro e importuar nga anëtarët e Bashkimit. Sa më shumë që ktheheni drejt toneve të ftohta, aq më e ulët është kjo vlerë. Po të shohim vendin tonë, Shqipëria ka importuar 3,653,464 euro vlerë lodra në vitin 2016. E ngjyrosur me ngjyrë të portokallinjtë, gjendet në mesin e shteteve me importet më të larta të lodrave për vitin e kaluar. Sa i përket rajonit, vetëm Bosnja dhe Hercegovina ka importuar më shumë se sa ne, në vlerën përkatësisht 8 mln euro. Shtete të tjera si Maqedonia, kanë importuar më pak nga Kina e largët, përkatësisht 2.9 mln euro, Serbia rreth 520 mijë euro dhe çudit Mali i Zi, me vetëm 63 euro.
Nga vijnë lodrat?
Lodrat kineze zinin një peshë prej 85% në totalin e lodrave të importuar në Bashkimin Europian. Bashkimi Europian është një importues i lodrave nga pjesa tjetër e botës. Në 2016-n, Bashkimi Europian importoi lodra me vlerë rreth 7.2 miliardë euro dhe eksportoi vetëm 1.5 miliardë euro në vendet jo anëtare të BE-së. Vlera e lodrave të importuara nga BE-ja është rritur me 70%.
BE-ja importon kryesisht nga Kina
Kina është furnizuesi i parë me lodra në Bashkimin Europian dhe përgjigjet për rreth 85% të lodrave në 2016, dhe është ndjekur nga Hong Kongu me 4% dhe Vietnami 2%. Më shumë se gjysma e importeve e BE-së janë dërguar në Mbretërinë e Bashkuar 27%, Gjermani 16% dhe Holandë, 10%.
BE-ja kryesisht eksporton në Zvicër, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar
Destinacionet kryesore jo anëtare të BE-së janë Zvicra, Rusia (të dyja përbëjnë 15% të eksportit të lodrave) dhe Shtetet e Bashkuara (13%). Së bashku këto vende përbëjnë pothuajse gjysmën e vlerës së eksporteve, Republika Çeke (32%) dhe Gjermania (20%).
Dogana: 55% e importeve të lodrave në Shqipëri nga Kina
Pjesa më e madhe e lodrave që vijnë në Shqipëria e kanë origjinën nga Kina. Në fakt, tregu botëror i lodrave po pushtohet nga lodrat kineze. Për 2016-n, sipas të dhënave nga dogana, zëri i lodrave përllogaritej në total 25 milionë dollarë, prej të cilave 55% apo 13 milionë dollarë vinin nga Kina. Pjesa tjetër vinte nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia, përkatësisht 15 dhe 23% e totalit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.