Ato janë ndër përbërësit tipik të dietës mesdhetare. Por bajamet janë mbi të gjitha një ‘zemër’ e shijshme, e shëndetshme, me një mijë cilësi që nuk vihen në dyshim. Një ‘zemër’ me bazë bajamet, në fakt, ndër të tjera, ndihmon për të mbajtur nën kontroll sheqerin në gjak dhe gjithashtu ju ndihmon në humbjen e peshës rreth belit, sipas disa studimeve të prezantuara në konferencën e fundit mbi këtë temë në kongresin American Society of Nutrition.
Hulumtimi i kryer mbi zakonet e rreth 25 mijë amerikanëve ka treguar se konsumi i rregullt i këtij lloj fruti të thatë lidhetme një konsum më të lartë të lëndëve ushqyese ‘të shëndetshme’ dhe një diete më të balancuar.
Një studim mbi diabetikët ka dokumentuar se rreth 40 gram bajame në ditë ndihmojne të mbani nën kontroll oreksin tuaj, ulin disi sheqerin në gjak dhe nuk ju shëndoshin; një studim i kryer mbi pacientët me kolesterol të lartë ka treguar se e njëjta sasi bajamesh, konsumuar jashtë vakteve kryesore, zvogëlon masën rreth belit dhe nuk ka efekt mbi peshë, në krahasim me një ‘zemër’ me të njëjtat kalori, por e pasur me karbohidrate.